• |
ide | kryesore

Njihuni me gruan që ka alergji bashkëshortin e saj

Stil



Kur Scott Watkins takoi gruan e tij të ardhshme Johanna-n, u ndje njeriu më me fat.

“E takova gruan time pesë vjet më parë në Hope Academy. Ajo ishte mësuese e klasës së parë dhe unë isha mësues i klasës së dytë, kështu që ishte me të vërtet fat,” thotë Scott, 28 vjeç, për PEOPLE.

Pas takimit në vitin 2011, çifti i Minneapolis, Minesota, u martua në vitin 2013 dhe filluan të planifikonin jetën e tyre së bashku.

“Pasi u martuam, donim të kishim fëmijë”, thotë Johanna, 29 vjeç. “Gjithmonë doja të bëhesha nënë dhe mendoja se do të bëhesha një. Ne bëmë kaq shumë plane”.

Por përpara se Scott dhe Johanna të fillonin plotësisht jetën e tyre së bashku, alergjitë që Johanna kishte vuajtur gjatë gjithë jetës së saj filluan të përkeqësoheshin shumë.

Johanna Watkins po lufton me një sëmundje shumë të rrallë alergjike. Emri i sëmundjes është “Sindroma e qelizave mast”. E reja është alergjike ndaj bashkëshortit, ndaj ata nuk mund të jenë kurrsesi në të njëjtin ambient.

Simptomat e “sindromës së qelizave mast”, të cilat prekin sistemin imunitar, ndryshojnë nga pacienti në pacient.

Duke luftuar me sindromën e rrallë të qelizave mast, Johanna Watkins ka një reaksion alergjik ndaj burrit të saj. Kur vjen në të njëjtin ambient me burrin e saj, Watkins zhvillon kollë dhe reagime të ndryshme.

Çifti duhet të jetojë në dhoma të ndryshme në të njëjtën shtëpi. Joana qëndron në një dhomë të filtruar posaçërisht në papafingo të shtëpisë. Trajtimet dhe mjekimet nuk mund ta ndihmojnë Joanën tani për tani, por bashkëshorti i saj, Scott, thotë se ai do të jetë pranë saj dhe nuk do ta lërë të shkojë derisa Joana të shërohet nga sëmundja e saj.revistaclass



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *