• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në komunat serbe/ A ka ndryshuar qëndrim SHBA për Kosovën

-Instant, Lajme
escobar blinken Hovenier



Diplomatët e lartë amerikanë kanë vendosur të godasin fort përpjekjet e presidentit serb Vuçiç për të bojkotuar zgjedhjet në katër komuna të veriut të Kosovës, duke e detyruar Listën serbe të mos marrë pjesë në to. I dërguari special amerikan, Gabriel Escobar bëri dy deklarata të fuqishmë në favor të shtetit kosovar, duke bërë më dije se vendi i tij do t’a njohë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të Listës Serbe. “Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment në institucione”, tha Escobar. Duke komentuar tentativat për të frikësuar një kandidat tjetër Alleksandar Jabllanoviç, nga Partia e Serbëve të Kosovës që garonte për kryetar të Leposaviçit, Escobar shtoi në një koment për agjensinë Tanjug: “Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, deklaroi i dërguari special i ShBA-së, Gabriel Escobar për “Tanjug”.

Lexo me tej:

Escobar: Do njohim zgjedhjet në veri të Kosovës edhe pa Listën Serbe

Më 23 prill, pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale, në Zveçan dhe Leposaviq.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilëve vetëm një nga komunitetit serb.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, me arsyetimin se nuk i janë përmbushur dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Tensioni në Veri/ Serbët bojkotojnë dhe kërkojnë “Zajednicën”

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po organizohen pasi kryetarët e këtyre komunave – nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje presidentja Vjosa Osmani shpalli zgjedhje të reja të parakohshme, por falë presionit amerikan autoritetet e Kosovës u detyruan t’i shtynë ato.

Tani kur duket sikur Beogradi po përpiqet ta marrë zvarrë procesin duke dashur t’i shtyjë sërish zgjedhjet diplomacia e Uashingtonit ka dalë hapur në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Ky episod duket pak i çuditshëm sepse prej një kohe të gjatë Amerika dukej sikur qe rreshtuar në krah të Vuçiçit, në përpjekje për ta përkëdhelur atë për të distancuar nga Rusia. Në kuadër të kësaj strategjie Uashingtoni ka qenë më pranë Beogradit gjëtë dialogut me Kosovën dhe sidomos në mbështetje të plotë të tij për themelimin e asocacionit.

Kris Hill, trajektorja e bombarduesit të Millosheviçit, sot mik i Vuçiçit

Por së paku për episodin e zgjedhjeve diplomatët amerikanë kanë qenë të qartë dhe kjo u konfirmua edhe në një prononcim të ambasadorit në Kosovë për Radion Evropa e Lirë. Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka ndryshuar lidhur me procesin zgjedhor në veri të Kosovës. Ai u bëri thirrje të gjitha partitë politike që të marrin pjesë “në këtë proces demokratik”, duke tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do ta vëzhgojnë këtë proces nga afër”, ka thënë zoti Hovenier, duke kërkuar njëkohësisht nga Qeveria e Kosovës të dëshmojë ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

©Lapsi.al

 



12 Comments

  1. Keta diplomat kane “hapur kutine e Pandores” ose “nxjere shejtanin nga shishja” ku e futen bombardimet e NATOs dhe Klinon dhe siguruan paqen ne ballkan, bene praktikisht qe Serbia te mos kishte fuqi te destabilizonte. Si te beje marveshje me Gebelsin dhe tani me Vucicin ish Gelbesi i Miloshevicit qe mban gjalle gjithe frymen e ekstremizmit serb e jo nje lider te ri qe ta sillte serbine ne kohet moderne.

    1. Serbet persa kohe kane popullsi te konsiderueshme ne vendet fqinje qe i binden autoritetit qendror te Beogradit do kene muneesi destabilizimi. E vetmja menyre per ta zeruar potencialin destabilizues te Serbise di ishte spastrimi etnik i Serbeve nga territoret e shteteve fqinje. Nuk besoj se perendimi do ta mbeshteste nje opsion te tille. I vetmi skenar qe mbetet eshte firmosja e nje marreveshje dhe kompromisi me Serbet. Kete po perpiqet Perendimi te arrij ne rajon. Opsionet e tjera jane te parealizueshme.

  2. Nuk mendoj se ka një qëndrim të ri amerikan, por thjesht një taktikë, ku me ca gjeste për një palë zgjedhje lokale, më pas do t’i kërkohen Kosovës lëshime të mëdha për Asociacionin, marrëveshje me Kishën Serbe, si e Abazovicit në Malin e Zi, apo plotësim të kërkesave të Beogradit.

    Po, SHBA ka një qëndrim të ri ndaj Kosovës, i ndryshëm nga Klinton-Ollbrajt, por ai u duk qarte qysh në fushatën e Presidentit Trump për një mandat të dytë dhe akoma më shumë në qëndrimet e Ambasadorit Hill në Beograd, si dhe ato të emisarit të posaçëm Escobar…

  3. “Nuk ka çfarë të bëjë Berisha. I ka ikur situata nga duart. Ai i di shumë mirë, sepse ai është mjeshtër, kanë qenë Berisha dhe Rama ata që kanë bërë këtë Kod Zgjedhor, ka qenë ujdi partiake. Ligji është i qartë, sigla, emri i partisë, dhe emri i kryetarit duhet të jenë në fletë.
    Berisha është vartës i Metës dhe është në mëshirë të fatit dhe gjërave të moralit të Metës.

  4. Blinken , Escobar , Soros , qenët amerikan , që i janë qepur kombit shqiptar e nuk i ndahen , si Skënderbeu turqve. Ndërsa shqiptarët , të ndarë në shtete të ndryshme të rrethuar nga shqiptarë , presin ti shpëtojn kurvarët politikan a-mer-ik-ahan , që bëjnë diplomaci duke luajtur me historin e një kombi më të vjetër në botë , historikisht , në luftë për egzistencën e tij.

  5. Ne Kosove klasa politike e qeveria jane ne gjendje ti dalin ballas çdo problemi qe ka vendi. Askush nuk mundet te ndryshoje ose te minoje zhvillimin e pavarur te shtetit te Kosoves

  6. Katër anëtarë të KAS që votuan për vendosjen e emrit të Ilir Metës në fletën e votimit janë bërë tabelë qitje dhe po linçohen publikisht, edhe pse është një nga institucionet konsesuale të zgjedhjeve. Celibashi i ka të gjitha vendimet thuajse kundër socialistëve, por askush nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër tij.

    Ndërsa Berisha ka lëshuar gjithë mediat dhe gazetarët e listë pagesës djalit, të linçojnë 4 nga 5 anëtarët e KAS që thjesht urdhëruan zbatimin e ligjit.

  7. KOSOVA

    Once a part of a larger whole,
    A land with a story to be told,
    A people with a fierce spirit,
    Injustice they would not permit.

    For centuries they stood their ground,
    Their freedom and dignity they found,
    Through battles and struggles they fought,
    No tyranny could ever be bought.

    And when the time finally came,
    Kosova spoke out, its people the same,
    “We are ready to be free,
    To embrace our own destiny.”

    The world watched as Kosova took the lead,
    With a spirit of hope, love, and peace,
    As they declared their independence,
    From a past that held no recompense.

    Serbia may still seek to reclaim,
    Kosova’s land, its people, its name,
    But the world stood with Kosova that day,
    As a symbol of hope, a brighter way.

    For Kosova is now its own,
    A land to embrace and to call home,
    A place where love and unity thrive,
    In a country that has finally come alive.

  8. Teksa fliste për kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, ai i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut.

    Qartazi Sali Berisha i dinte vetëm emrin Fisnikut, që mesa duket ia kanë thënë më parë, por nuk e njihte atë. Ndoshta, ky është një tjetër rast ku kandidatin nuk e ka vendosur anëtarësia e PD-së në Kavajë, por Ilir Meta.

  9. Ish drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari: Topalli, ushtare e Berishës, e lidhur me krimin në Shkodër!

  10. Kandidati i Metës në Bashkinë Kamëz ka falsifikuar diplomën e shkollës. Arjan Hoxha objekt hetimi për falsifikim të dokumentave zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *