• |
ide | kryesore

“Me një lojtar më pak, mund të fitonim”. Tetova ka rezerva për arbitrimin, por jo për rezultatin

-Instant, Sport
Tetova



“Rezultati? Është një rezultat pozitiv për ne sepse për 67 minuta luajtëm me një lojtar më pak. Mund të fitonim me Kasën, por jam i kënaqur me çunat. Komplimente për shpirtin që dhanë deri në fund të lojës”. I përmbledhur në fjalë Edlir Tetova, pas barazimit 1-1 të Egnatias së tij kundër Laçit. Tekniku në fakt, me pikën e marrë, ka ruajtur zonën europiane. Një arritje duhet thënë, nëse konsiderohet se nga minuta e 25 rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë. “I kuqi? E pamë rastin e të kuqit në pushim. Mendoj se nuk ka kontakt me takë por një kontakt normal dhe mund të ishte e verdhë. Specialistët e dinë më mirë. U tha se është prekur me takë, por nuk ka kontakt me takë. Po të ihste ashtu lojtari i Laçit do të dilte nga fusha”, sqaroi Tetova.

Një fitore e munguar, por që për mënyrën si erdhi nuk mund të mos e lërë të kënaqur teknikun e Egnatias: “E thashë edhe më parë. Siç shkoi loja, të durosh 71 minuta me inferioritet numerik, këto çuna janë për tu admiruar. Jemi të kënaqur me pikën”, e mbylli Tetova.

Lexo më tej: Video/ Egnatia me 10 lojtarë, Laçi nuk fiton dot: nuk mjafton Guindo për Nicën, Tetova mbron Europën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *