• |
ide | kryesore

EMRAT/ 2 të rinj u plagosën me αrmë në Durrës pas një sherri në TikTok

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Dy të rinj janë plagosur lehtë me αrmë zjarri në Durrës pas një konflikti në rrjetin social TikTok. Policia zbulon se ngjarja ka ndodhur në 15 prill. Këtë të diel është arrestuar një nga bashkautorët e dyshuar të këtij rasti. Sheflid Karati i vënë në pranga akuzohet për vrαsje të mbetur në tentativë. Vijojnë kërkimet për kapjen e bashkautorit tjetër, të shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

“Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Sheflid (Shefit) Karati, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës. Për të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” – thotë policia.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Platforma”, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 15.04.2023, në lagjen nr. 10, Durrës, për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasit Sheflid (Shefit) Karati dhe Klajd Mansaku kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, shtetasit Iuregn Vrioni, Arbi Haxhiu dhe M. V., të cilët qarkullonin së bashku në një automjet. Nga të shtënat u plagosën lehtë shtetasit Vrioni dhe Hazhiu. Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Klajd Mansaku” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *