• |
ide | kryesore

“Hiq dorë nga Kroacia nëse do rinovimin”: Real Madrid vendos kushte për Modric

-Instant, Sport
Modric



Një nga ikonat e Real Madrid është tashmë në një situatë delikate, sigurisht për shkak të moshës së tij të madhe për një futbollist.
Kontrata e kroatit Luka Modric me Blancos përfundon në verën e këtij viti e mesfushori duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Natyrisht kroati kërkon të vazhdojë aventurën magjike me merengues, por nuk është kaq e thjeshtë.

Modric mbetet një prej futbollistëve kryesore në skuadrën e Carlo Ancelotti. Mesfushori është një pedinë e pazëvendësueshme në formacionin bazë, pavarësisht 37 viteve mbi shpinë. Në këtë pikë, sigurisht që negociatat janë të mirëpritura nga të dy palët, por bisedimet kanë ngecur për një detaj që për Real është shumë i rëndësishëm.

Real dëshiron të vazhdojë të udhëhiqet nga Modric e kroati dëshiron të mbajë veshur ende fanellën e bardhë. E megjithatë, sipas asaj që raportohet, 37 vjeçari ka refuzuar me bindje pikën që merengues e kërkojnë me ngulm. Real Madrid kërkon që Modric të largohet përfundimisht nga Kombëtarja e Kroacisë, për tu përqendruar vetëm te klubi spanjoll. Një kusht i mirëpërcaktuar nga Blancos për të konfirmuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin veteran.

Çështja është se mesfushori po përgatitet të udhëheqë kombëtaren e tij në kualifikueset për në Kampionatin Evropian. Dëshira e Modric është të luajë edhe në “Euro 2024”. Sipas raportimeve nga “AS”, tërheqja e lojtarit nga Kombëtarja mbetet pikë kryesore në bisedimet për rinovimin. Real Madrid, sipas asaj që mësohet, është i vendosur të largojnë Modric nga Kroacia. Mbetet vetëm të shihet nëse Real do të heqë dorë nga ky kusht, duke marrë parasysh përkushtimin e madh që Modric jep për skuadrën, pavarësisht moshës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *