• |
ide | kryesore

Sot votohet në 4 komunat e veriut të Kosovës/ Pjesëmarrja mjaft e ulët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës



Zgjedhje të parakohshme lokale po mbahen sot në 4 komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se në orën 8:00 se të 19 qendrat e votimit kanë qenë të hapura. Në garë janë 10 kandidatë, prej tyre vetëm Sllagjana Pantoviq e komunitetit serb, e cila garon si e pavarur për kryetare të Zveçanit.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Thirrje të ngjashme bëri edhe Beogradi zyrtar. Ndërsa autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje, ato në Serbi kanë apeluar për bojkot. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, që do të shërbejnë si qendra votimi. Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për një mjedis të sigurt gjatë procesit zgjedhor.

Korrespondentët e REL në terren raportojnë për pjesëmarrje të ulët në këto votime. Në një vendvotim në Zveçan, ku ka votuar kandidatja për kryetare e kësaj komune, Sllagjana Pantoviç, nuk ka votuar deri më tani askush tjetër përveç saj. Njëlloj raportohet të jetë situata edhe në komunat e tjera: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq. Sipas raportimeve, votues shihen vetëm në ato lagje ku jeton komuniteti shqiptar.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.



1 Comment

  1. Nese nuk votohet nga migrantet serb ka votime dhe qeverisje me baza dhe te drejta territorial historike dhe pavarsisht etnve qe kan ardh me politika te caktuara kalon tek e drejta historike serbeve ju dha shanisi te votojn kush ju ka faj in se VETES I Ben autogol me mospjesmarrje tani qeverisje e marrin shqiptaret me te drejten historike Duke sfiduar zhvillimet e pazareve hegjemoniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *