• |
ide | kryesore

Dy garat e së njëjtës fushatë

-Instant, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Në këtë fushatë duket sikur po ravijëzohen dy gara paralele, e para, ajo e pamundur, për të mposhtur pushtetin e Edi Ramës dhe e dyta, e opozitës reale, për të treguar se veglat që ky i fundit ka pajisur me vulë, financim, apo kohë televizive nuk kanë peshë të përfillshme tek elektorati shqiptar. Duke qenë se betejën e vërtetë të 14 majit, pushteti e ka “kopsitur” me para oligarkësh, forcë bandash, media të blera, gjykata, KAS, Kolegj zgjedhor e kështu me radhë ajo jep përshtypjen sikur e ka humbur interesin. Shpesh kjo tjetra, mes opozitës që ka vota dhe asaj që ka vulën, vihet në plan të parë. 

Kështu, kur mblidhen organet e drejtësisë apo ato që arbitrojnë zgjedhjet, përplasja kryesore është mes njërëzve të Berishës dhe atyre të Alibeajt. 

E njëjta gjë ndodh edhe në media. Në studiot televizive i jepet më shumë vend ndeshjes mes dy PD-ve, ndërsa titujt më të klikuar të gazetave të shtypura dhe atyre online janë ato për luftën brenda llojit. Shpesh, viktimë e këtij përçudnimi jam bërë edhe personalisht duke “i shërbyer” në debatet e mbrëmjes një strategjie që ka si qëllim kryesor shmangjen e vëmendjes nga mëkatet, abuzimet dhe krimet e pushtetit. Sa herë i’a bëj këtë vërejtje kolegëve të mi, shumë prej tyre më përgjigjen me një profesionalizëm sipërfaqësor, se ata i përshtaten pasqyrimit besnik të realitetit. 

Lexo më tej:

Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS 

I përfytyroj edhe tani duke më sjellë si shembull analizën e fundit që ka botuar Lapsi.al, ku vihet në dukje përkimi i fushatës mes Ramës dhe Alibeajt. “A nuk bëni dhe ju tek medja juaj të njëjtën gjë”- imagjinoj pyetjen e tyre ironike? “A nuk i shërbeni edhe ju po njësoj përçarjes mes kundërshtarëve që forcon sundimin e këtij regjimi”- përfytyroj shpotinë e tyre therrëse.       

Pra problemi themelor është: nëse ka një tension real mes anti berishistëve dhe berishistëve në gjirin e opozitës, a duhet pasqyruar ky konflikt, pavarësisht nga droja se kjo mund ti shërbejë konsolidimit të regjimit?

Në kushte teorike absolutisht që po. Por në terrenin konkret është e kundërta, sepse cilido që tenton të jetë i ndershëm dhe i drejtë ka kaluar njëherë nga një eksperiencë e tillë. Vetëm pak vite më parë ne ishim dëshmitarë të një parlamenti të trukuar, të mbushur me karavidhe opozitare. Edhe ata bënin debate parlamentare, kërkonin mocione, kritikonin qeverinë madje u shfaqën si konkurentë për 25 prillin. Gjuzi, Jenisheri, kërpërata, ai burri uiskdashës na u trumbetuan nga Edi Rama dhe Taulant Balla, nga mediat që i mbajnë ison atyre, nga Soreca apo Yuri Kim, si opozita reale dhe pro atlantiste e vendit. Por me gjithë këtë pompim, kur mbërriti koha e zgjedhjeve, nuk patën fatin të marrin asnjë votë. Pra të gjithë ata që na treguan këtë fabul, apo të tjerët që për arsye “profesionale” e pasqyruan atë, dështuan me turp. 

Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha 

Pikërisht kjo eksperiencë që sapo kemi jetuar është mësimi më i mirë që na tregon se si duhet të sillemi ndaj PD-së me vulë. Natyrisht Alibeaj & Co nuk duhen censuruar, por ata duhen përshkruar ashtu sikurse janë: si vegla (disa me qëllim e disa jo), në funksion të pushtetit. Ata më shumë sesa ilustrim i përçarjes së opozitës na shërbejnë për të kuptuar se sa thellë ka depërtuar regjimi. Fakti që Edi Rama u ka dhënë gjithçka, nga mbrojtja me sambistë në 9 janar, për të shpëtuar kokën e deri tek mbrojtja me KAS-istë për të ekzistuar në letra, e tregon këtë. Vetë përkimet në fushatë, ku sëbashku me rilindjen kanë si interesim kryesor se kush e financon Saliun apo se ky i fundit po dërgon votat demokrate tek Iliri, janë vetëdiskreditimi më sektakolar. 

Pra pyetjet që u ngritiën më lart e kanë përgjigjen të thjeshtë: bëmat e PD-së së vulës duhen pasqyruar, por ama në funksion të idesë se një regjim absolut, korrupton në mënyrë absolute. Po ashtu si gjyqtarët e dalë nga reforma në drejtësi, po ashtu si anëtarët e përzgjedhur të KAS, po ashtu si “analistët” që bërtasin se e keqja e këtij vendi është opozita edhe Alibeaj&Co janë një provë me tepër se tentakulat e autokratit janë shtrirë ngado. Prandaj ata krijojnë përshtypjen e reme se kjo fushatë ka dy gara, kur në fakt ekziston vetëm një: ajo mes pushtetit plus veglat e tij dhe nga ana tjetër, asaj opozite që, sado e keqe qoftë, është e vetmja që shkojnë të votojnë demokratët.  

©Lapsi.al     



17 Comments

  1. Artikulim i saktè i situatès nga ana e Andi Bushatit ,pa asnji presje,edhe nè debatet televizive i vetmi Bushati dhe Shkullaku qè duan tè paraqesin leximin e saktè tè kapjes sè narkonevojtores Rilindja tè institucioneve qè garantojnè shtetbèrjen ,barazine institucionale.Ju lumtè juve dhe disa tè paktè analista si z Lubonja edhe ndonji qè nuk mè kujtohet qè e çmontoni kètè gènjeshtèr poshtruese tè sistemit qè ngrihet nga kjo narkonevojtore gangstereske e rilinjes ku nè piedestal janè gangsteri kryeministèr dhe gangsteri kryebashkiak.Turp pèr tè padinjitetçmit qè bèjnè argumentin tè papèrfillshèm ,institucionet tè papèrfillshme,leckè,shtetin dhe integritetin lodèr.E turpshme

  2. Bushat me vjen keq se kete gjendje kaosi e pruri vete Berisha me Moniken e petullave.Keta u terhoqen nga kuvendi dhe tani duan ta rregullojne me arnime oratoriane.
    Rama tall sumen me te gjith palet me fjalime koti .
    Asnje nga rivaled nuk merret me djegsit e plehrave por me tynele dhe parkinge.
    Meta nje fajdexhi politike ben sehir me thesin me para.
    Me pak perjashtime opozita ka ngecur dhe vetem nqs Rama I merr ne fund per koalicion,sa per ti dhene ere demokracie.

  3. I vetmi makth i Saliut është fakti që nuk shkon dot në vendlindjen e tij. Madje as kur ka pasur nënën gjallë.

    Atëherë nuk shkonte dot për shkak historive të inçestit, tani nuk shkon dot se ka 72 varre që e presin, që i ka hapur me vrasësit me pagesë në Tropojë duke shfarosur vendlindjen e tij.O ceceni Ilir qe te pelqejne kaq shume dyshja e rublave qe shkelzeni ju jep ketyre si opinioniste kete e ka pranuar dhe vete bushati ne vete te pare,por me sa duket dhe ti qenke ne kete bordero duan buke kalamajte ke shtepia

  4. ARTIKULLI, E ARTIKULLSHKRUESI ESHTE GODITJE NEVRALGJIKE NE KETO VOTIME. SOT DIHET E SHIKOHET QE PUSHTETI KA BLERE MEDIAT E NJE PJESE ANALISTESH EKSTREMIST ME SEKTIN LISTEN NUD PO E PUBLIKOJ SE NA VIHEN DISA QENE LEHES TE PA EMER ME ATE FORMEN GOJORE SI TE PADRONIT TE TYRE TE FELLIQUR, REALITETI Z BUSHAT KA FOLUR E JU ME DISA NE SHUME BALLAFAQIME NE DISA STUDIO, PER TE THENE TE DREJTEN. JENI TREGUAR PARIMORE, KOHERENT E ME KULTURE, PER KETE BRAVO TE QOFTE, QE NUK JE SHITUR APO BLERE NGA KY RREGJIM. KURAJO NGA DISA LARVA SEKTI KOMENTUES. PERSA I PERKET ALI BEUT, APO VJEDHESIT ME GJYKATAT E RAMES TE VULES SE PDse, SOT ESHTE ME SE ASHIQARE SE KU QENDRON PARTI, NE NJI FILXHAN TE RAMES APO NE STADIUME, SHESHE, RRUGE, SALLA, E KUDO. PLUHURI E LLU.I QE MUNDOHEN TE HEDHIN KETA BANDITE TE QEVERISE, KY KRYEMINISTER BANAL, QE KA FILLUAR E MERET ME ZORRE QORE E GOMERE, PER TE NA TREGUAR RRACEN HIBRIDE TE TIJE. E SEKTIN QE DREJTO, PA NA TREGUAR CKA BERE, APO CDO BEJE, NA KERCE ME TALLAVA SI KAPOSH QAFE RRJEPUR. CPRESIM ME NGA KY, APO KJO TUFE BUTAKESH KODOSHE. SHPORRJA, E VETEM SHPORRJA DUHET, NGA AJO VJEN SHPETI.

  5. ARTIKULLI, E ARTIKULLSHKRUESI ESHTE GODITJE NEVRALGJIKE NE KETO VOTIME. SOT DIHET E SHIKOHET QE PUSHTETI KA BLERE MEDIAT E NJE PJESE ANALISTESH EKSTREMIST ME SEKTIN LISTEN NUD PO E PUBLIKOJ SE NA VIHEN DISA QENE LEHES TE PA EMER ME ATE FORMEN GOJORE SI TE PADRONIT TE TYRE TE FELLIQUR, REALITETI Z BUSHAT KA FOLUR E JU ME DISA NE SHUME BALLAFAQIME NE DISA STUDIO, PER TE THENE TE DREJTEN. JENI TREGUAR PARIMORE, KOHERENT E ME KULTURE, PER KETE BRAVO TE QOFTE, QE NUK JE SHITUR APO BLERE NGA KY RREGJIM. KURAJO NGA DISA LARVA SEKTI KOMENTUES. PERSA I PERKET ALI BEUT, APO VJEDHESIT ME GJYKATAT E RAMES TE VULES SE PDse, SOT ESHTE ME SE ASHIQARE SE KU QENDRON PARTI, NE NJI FILXHAN TE RAMES APO NE STADIUME, SHESHE, RRUGE, SALLA, E KUDO. PLUHURI E LLU.I QE MUNDOHEN TE HEDHIN KETA BANDITE TE QEVERISE, KY KRYEMINISTER BANAL, QE KA FILLUAR E MERET ME ZORRE QORE E GOMERE, PER TE NA TREGUAR RRACEN HIBRIDE TE TIJE. E SEKTIN QE DREJTO, PA NA TREGUAR CKA BERE, APO CDO BEJE, NA KERCE ME TALLAVA SI KAPOSH QAFE RRJEPUR. CPRESIM ME NGA KY, APO KJO TUFE BUTAKESH KODOSHE. SHPORRJA, E VETEM SHPORRJA DUHET, NGA AJO VJEN SHPETI.

  6. Nietzsche citon nje kinez te vjeter, i cili shprehej se ‘KUR NJE PERANDORIE I VJEN FUNDI, AJO ZAKONISHT KA SHUMË LIGJE!’

    Patronazhiste te gjitha aneve (e ambasadave) jane me grahmat e fundit…..

  7. e kam shkruar edhe nje here qe kjo nuk behet per zgjedhjet kjo behet vec per eurot qe ka marre alibej harrojeni se ju ha shpirti per zgjedhje a opozit keta kan hadhin e eurove se pas votimeve do mbesin vec me rrogen e deputetit prandaj nje here ne jete te vjen shanci per te bere leke e duhet me patjeter te hash mut e cte dali perpara keshtu po bene alibeaj e shoket e tij te tjerat jane barceleta.

  8. Braktisja e madhe, qytetarët në Bathore e lënë vetëm në shi Berishën,ceceni xixa me dy komente te njejta qe vetem ky e ka kete te drejta qe ja japin rublat ruse ne sherbim te kalburit salih karaxhic berisha,por realiteti ne bathore tregon braktisjen e ceceneve qe i bej ketij krimineli

  9. EDHE KETU, I NJEJTI, ,I ESHTE NORMUAR PUNA, IA KERKO PADRONI, LAIKE,LAIKE, GENJENI E MASHTRONI, SE SUFLLAQEN SDO E PAGONI KODOSHE BODRUMESH, SPIUNE MODERNE, TE MASKUAR,,,PATRONAZHISTE, KENI HUMBUR IDENTITETIN, ME KOHE, DOBICE SEKTI PA KARATER, E DONI, A PO KUJTONI SE PO NDIHMONI QE SHOQERIA ECEN PARA ME ZULLUMNAJAT TUAJA, JU DUHENI PESHTYRE NE SURRAT , QELBES TE OPINIONIT.

  10. “Një skenë incesti brenda familjes e ka tronditur përfundimisht fëmijën Sali Berisha dhe ka krijuar një qasje aspak normale të tij ndaj femrave” – ka vënë në dukje disa herë Haxhia, duke shpjeguar se kjo ka qenë arsyeja pse Berisha nuk ka folur thuajse kurrë për familjarët e tij.Po dhe ti more xixa kete pune ben qe i qendron ketij nga mbrapa me komentetet e tua te pregatitura te byrektorja e foltores prandaj cfare mbjell do korresh

  11. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

    Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

  12. Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik, qytetarët e ‘masakrojnë’ me komente në rrjetet sociale

  13. Në fjalimin e tij “historik” para rreth 200 grave e vajzave të Durrësit, si temë kryesore karagjozi kryeministër shqiptar, kishte zgjedhur “zorrën e tij qorre” të operuar , që e pasuroi më tej me analizën “politiko-biollogjike” të vrimës së zorrës së trashë, si metafora më e elegante.
    Fjalimi u prit me duartrokitje të forta nga auditori femëror, veçanërisht kur u përmend “vrima e zorrës së trashë”.
    Ndonjë analisti mediatik që shquhet për “metafora” të tilla si “ulje e ngritje pantollonash”, do ti lutesha që në vend të hamendësive se Basha, Alibeaj e të tjerë drejtues të PD, e kanë ndarë mëndjen të jenë pengje të Ramës apo të shiten tek ai, të na faktonte se kur i kanë dëgjuar këta të flasin me gjuhën e ndyrë të Ramës e të tregojnë se janë simpatizantë të tij.
    Unë dij se psh Bushati, Lubonja e një takëm tjetër analistësh , i kanë etiketuar të tre liderët politikë, Berisha, Meta e Rama njëlloj me fjalët banditë e deri kriminela, kurse lideri i ri demokrat Basha që sulmohet prej tyre, i ka quajtur “trekëndëshi i Bermudës”
    Atëhere pse po sulmojnë Bashën e grupin e tij ?
    A mos vjen kjo se nuk ju a falin këtyre që adhurojnë demokracinë perëndimore ?

  14. Adriana Kalaja, zyrtarja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka falsifikuar foton e Evi Kokalarit.

    Ka qenë vetë Kokalari që ka demontuar falsifikimin e fotografisë duke publikuar atë realen.

  15. Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”

    Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.

  16. në rrethe të ngushta dhe biseda me gazetarë konfidentë, Berisha ka shprehur dhe rezerva për gabimin në zgjedhjen e kandidatit të Tiranës.

    Me ‘ofensivën” e djeshme me gishtin e mesit, Belua detyroi sot Berishën dhe njerëzit e tij t’i dilnin në krah.

    Berisha dukej shumë zemërthyer, as emrin nuk ja përmendi në deklaratën e tij, por ama shprehu solidaritet se ai në vend të Belos do t’u nxirrte dhe ndonjë gjë më të rëndë.

  17. Jam Sali Berisha unë, o budallenj” liderit të Foltores nuk i ka mbetur shumë për të thënë veç gënjeshtrave. Halli që ka Berisha për t’i thënë këto gënjeshtra në adresa të Ilir Rusmalit e bën të qartë edhe lëvizjen e tij të ardhshme. Berisha e ka gjetur edhe fajtorin për humbjen e tij. Ai quhet Ilir Rusmali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *