• |
ide | kryesore

Video/ Fantastik Pablo Fornals, në listë për golin e vitit: lojtari i West Ham shënon si ‘akrep’

-Instant, Sport, Video
Fornals



Pablo Fornals e vendos veten në listë për golin e vitit falë një goli si akrep, të shënuar në ndeshjen mes West Ham dhe Bournemouth. Pablo Fornals shënoi një gol që me siguri do të mbetet në zemrat dhe sytë e të gjithë tifozëve të West Ham. Në minutën e 73′ të ndeshjes kundër Bournemouth, në Premier League, spanjolli finalizoi një kundërsulm të skuadrës së tij. Fornals e dërgoi topin në rrjetë me goditjen e famshme të akrepit.

West Ham triumdoi 4-0 dhe shpëtimi po afrohet gjithnjë e më shumë. Lojtari spanjoll pas ndeshjes komentoi: “Natyrisht që dua të luaj më shumë, por gjërat janë kështu dhe nuk mund të bëj asgjë. Si të gjithë shokët e mi dua të luaj, por do të pres shansin tim. E kur ta kem do të përpiqem të jem gati”.

PRECEDENTËT

Goli i akrepit nuk është kurrë një gol i sigurtë. Është një gjest fizik dhe teknik shumë i vështirë, veçanërisht kur shënohet gjatë vrapimit dhe në mes të shumë lojtarëve. Një nga golat më të famshëm akrep ndonjëherë është ai i Olivier Giroud në kohën e tij në Arsenal. Francezi u harkua për të goditur topin me takë. Kohët e fundit, edhe ish-lojtari i Inter, Lazaro, ka shënuan me një veprim të ngjashëm, por më e famshmja do të jetë gjithmonë pritja e Higuita.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *