Goli, vrapimi drejt sektorit mik dhe… festimi që krijoi bujë mediatike në të gjithë Izraelin. Protagonisti i kësaj historie quhet Patryk Klimala, vjen nga Polonia dhe që prej janarit luan për Hapoel Beer-Sheva. Autori i golit të dytë në Hapoel Jerusalem (përfundoi 1-2), festoi me krahun e shtrirë drejt tifozëve të tij, duke imituar atë që shumë e konsiderojnë të interpretuar si një përshëndetje naziste. Të njëjtën gjë e bëri në vitin 2013 edhe greku Giorgos Katidis (në atë kohë me AEK), i dënuar përjetë nga kombëtarja greke pikërisht për atë gjest.
Out of context klimala pic.twitter.com/MfQzzlCpoH
— Adi (@MaccabiVideos) April 22, 2023
Imazhet e festimit janë mjaft të pagabueshme dhe kanë shkaktuar menjëherë debat dhe zemërim në të gjithë Izraelin. Por pas ndeshjes, sulmuesi i Beer-Sheva ka dashur të sqarojë se ai “u keqkuptua totalisht”. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Klimala shpjegoi se “si një polak, që respekton historinë e të dy vendeve, nuk do e mendoja kurrë të bëja përshëndetjen naziste. Kur jetoja në Poloni, vizitova kampin Aushvic-Birkenau. E unë e kuptoj plotësisht rëndësinë e historisë dhe trashëgimisë hebraike. Pas golit tim, doja vetëm të përshëndesja tifozët tanë. Më vjen keq nëse dikush e mori këtë në mënyrën e gabuar”.