• |
ide | kryesore

Al Nassr eliminohet edhe në Kupë: pas gjesteve vulgare, Ronaldo sherr me trajnerin nën hijen e krizës me Georgina Rodriguez

-Instant, Sport, Video
Ronaldo



“Paraja nuk e blen lumturinë”. Kjo është ajo që të bën të mendosh së fundmi kur shikon shprehitë e frustruara dhe të trishtuara të Cristiano Ronaldo. Portugezi, pavarësisht mbi 16 milionë eurove në muaj, sigurisht që nuk po jeton një moment të lumtur te Al Nassr i Arabisë Saudite. Pas polemikave për gjestin e tij duke treguar gjenitalet, CR7 ishte protagonist i një sherri me trajnerin e tij. Episodi ndodhi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, të humbur 1-0 ndaj Al Wehda.

Një disfatë e maturuar edhe pse luajtën në epërsi numerike për një pjesë të mirë të pjesës së dytë. CR7 ishte në fushë për 90′ dhe pati disa raste për të shënuar, pa arritur megjithatë të shënonte golin e barazimit. E të mendosh që aq do të kishte mjaftuar për kualifikimin në finale. Një dështim i vërtetë për C. Ronaldo, edhe për shkak se ndeshja u vendos nga një rovjeshatë e shkëlqyer e sulmuesit të Al-Wehda, Jean-David Beauguel në minutën e 23’.

SHERRI ME JELICIC

Gjatë pushimit, CR7 doli nga fusha dukshëm i mërzitur nga performanca e ekipit të tij, në disavantazh të një goli. Ronaldo i bërtiti trajnerit të tij Jelicic, ndërsa të dy kryqëzoheshin përpara se të hynin në dhomën e zhveshjes. Një tjetër episod nervozizmi pas gjestit të bërë duke u larguar nga fusha pas një disfate në kampionat. Atëherë ishte kundërpërgjigje ndaj tifozëve kundërshtarë që brohoritnin për Messi.

Një nervozizëm gjithnjë e më i dukshëm ai i Cristiano Ronaldo, që ndoshta nuk varet vetëm nga rezultatet zhgënjyese në fushë. Al Nassr është jashtë nga të gjitha kupat dhe tre pikë prapa kryesuesve në kampionat me një ndeshje më shumë të luajtur. Në prapaskenë duket se qendrojnë ato që ndodhin jashtë fushës, ku përflitet një krizë sentimentale me Georgina Rodriguez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *