• |
ide | kryesore

Tre parrulla dhe gjashtë të vërteta

-Instant, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Parrullat e tre aktorëve kryesor në zgjedhje, PS, koalicioni Berisha-Meta dhe PD-ja zyrtare, pasqyrojnë në mënyrë perfekte realitetin aktual politik. Secila nga tre parrullat kryesore në këtë fushatë thotë dy të vërteta.  Një të vërtetë të hapur dhe një tjetër të fshehur. E para shpreh koshiencën e aktorëve politik dhe e dyta subkoshiencën apo nën-ndërgjegjen e tyre. 

Parrulla e PS-së “Vetëm përpa, kurrë mbrapa” thotë një të vërtetë evidente. Rikthimi në pushtet i Berishës dhe Metës është një hap prapa sepse nënkupton rikthimin tek qeverisja Berisha – Meta e vitit 2009. Është një e vërtetë pothuajse kronologjike sepse qeverisja e Ramës vjen pas qeverisjes Berisha-Meta. 

Është një e vërtetë edhe politike sepse vetëm në raport me Berishën dhe Metën kryeministri aktual mund të shfaqet si përparimi, e ardhmja dhe progresi. Në këtë aspekt dyshja Berisha-Meta është aleati politik kryesor i pushtetit Rama. Ndaj parrulla e PS-së reflekton qartë këtë të vërtetë që e kanë të qartë shumica dërrmuese e shqiptarëve.

LEXO ME TEJ:

Polemika/ Kush ka të drejtë për regjimin, Lubonja apo Kajsiu? 

Ama shigjeta “Vetëm Përpara” e parrullës socialiste tregon djathtas. Dhe kjo është e vërteta e pandërgjegjëshme që shpreh kjo parrullë. Kryeministri Rama dhe qeverisja socialiste në përgjithësi nuk kanë fare lidhje me të majtën, me mbrojtjen e shtresave në nevojë apo me shtresën e mesme që gjithnjë e më shumë po e lë vendin. PS-ja sot është transformuar në partinë më të djathtë që ka pasur vendi ynë në tranzicion.

Elita socialiste në pushtet është pasuruar ndjeshëm gjatë qeverisjes aktuale, qoftë nëpërmjet koncesioneve, partneritetit publik privat apo duke kapur një pjesë të mirë të bregdetit nëpërmjet ligjit të investitorëve strategjik. Ndaj socialistët sot përfaqësojnë shtresën më të kamur të shoqërisë shqiptare. Për pasojë si nga pikpamja sociologjike edhe nga pikpamja politike ata janë thellësisht të djathtë. 

Partia Socialiste sot është partia e biznesit të madh. Është partia më elitiste që ka pasur ndonjëherë vendi. Kryeminstri Rama është thjesht maja e këtij aizbergu elitist. Është një elitë që po shkëputet gjithnjë e më tepër nga realitetit i shoqërisë shqiptare, ndaj rritja e çmimit të apartamenteve përtej kapacitetit blerës të shtresës së mesme i duket arritje madhe. 

Në historinë e partive socialiste është e vështirë të gjesh një kryeministër socialist që u thotë me mburrje investitorëve të huaj ejani dhe investoni në Shqipëri se tek ne nuk ka sindikata. Është akoma më e vështirë të gjesh një rast kur një kryeministër socialist u thotë biznesmenëve të marrin puntorë të huaj (nga Banglandeshi) sepse punëtorëve shqiptarë u ka hyrë krimbi  i “demokracisë, lirisë dhe europës” (shiko ketu). Pra janë punëtorë që kanë paturpësinë të kërkojnë të drejta, liri dhe dinjitet.

Edhe kur i fton bizneset të rrisin rrogat e punëtorëve kryeministri Rama llogjikon nga interesi i biznesit më shumë se nga ai i punëtorëve. Rrogat duhen rritur sepse bizneset po mbeten pa punëtorë, jo sepse këta të fundit meritojnë më shumë mirqënie dhe shpërblim për punën e tyre. Është halli i biznesit dhe jo dinjiteti i punëtorëve që justifikon rekomandimin e kryeministrit. Ndaj shigjeta “Vetëm Përpara” që tregon djathtas është një e vërtetë sa e madhe aq edhe e ndrydhur në nën-ndërgjegjen socialiste. 

Në të njëjtën mënyrë parrulla e koalicionit Berisha-Meta “Ndryshimi është në dorën tuaj” thotë një të vërtetë evidente. Është në dorën e elektoratit shqiptar të prodhojë ndryshimin politik. Ky është një fakt pothuajse banal. Ndaj shumë e kanë kritikuar parrullën në fjalë për boshllëkun e saj semantik.

Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS 

E megjithatë kjo parrullë thotë shumë më tepër se ajo që do dëshironin autorët e saj. Mesazhi “Ndryshimi është në dorën tuaj” nënkupton se “ndryshimi nuk është në dorën tonë”. Pra parrulla duke zhvendosur konceptin e ndryshimit politik nga koalicioni Berisha-Meta tek elektorati, e distancon koalcionin Meta-Berisha nga ndryshimi politik.  Pra parrulla na thotë se koalicioni në fjalë nuk ka lidhje me ndryshimin politik.

Kjo është e vërteta sa e madhe edhe e pandërgjegjëshme që shpreh parrulla e koalcionit Berish-Meta. Është një parrullë që në mënyrë të pandërgjegjëshme pranon se kjo martesë politike nuk ka lidhje me ndryshimin politik. Diçka që e dinë jo vetëm shumica dërrmuese e shqiptarëve por edhe vetë berishistët. 

Së fundmi, parrulla e PD-së zyrtare “Frymarrje për Tiranën” shpreh një të vërtetë sa hapësinore edhe politike. Tirana ka nevojë për frymarrje pasi e kanë “mbytur” ndërtimet. Ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta pasi e ka mbytur betoni. Ka nevojë edhe për më shumë frymëmarrje politike sepse gjatë gjithë tranzicionit është administrauar nga e njëjta klasë politike e përfaqësuar nga treshja Berisha-Rama-Meta.

Përkimet/ Ku bashkohen fushatat e Ramës dhe Alibeajt 

Ama thirrja për frymarrje në Tiranë reflekton mbi të gjitha realitetin e PD-së zyrtare të cilës berishizmi i ka marrë frymën, duke e frikësuar, shantazhuar dhe duke i hequr kandidatët. I vetmi qytet ku PD-ja zyrtare po merr pak frymë nëpërmjet kandidaturës së Roland Bejkos është Tirana. Ndaj parrulla “frymarrje për Tiranën” reflekton më shumë ankthin ekzistencial të PD-së zyrtare që ka nevojë për më shumë frymarrje politike sesa nevojat e Tiranës.  

Është një e vërtetë e madhe që shpesh injorohet sepse PD-ja zyrtare identifikohet me SHBA-të dhe qeverisjen Rama.  Berishizmi ka krijuar një narrativë dominuese ku Berisha dhe Meta janë Davidi demokratik që lufton Goliathin e një konspiracioni të superfuqishëm ndërkombëtar që fillon me Edi Ramën në Tiranë dhe mbaron me miliarderin Soros, FBI-në dhe Departamentin e Shtetit në Washington. Është përralla e vjetër e trimit të vogël demokratik që lufton kuçedrën e madhe anti-opozitare.

E vërteta është krejt e kundërta. Dyshja Berisha-Meta është shumë më e fuqishme se PD-ja zyrtare. Ndaj ata janë Goliathi dhe jo Davidi. Davidi është PD-ja zyrtare që përballet me një forcë dhe frymë politike shumë më të madhe dhe më të konsoliduar se vetja. 

Pavarësisht goditjes së Berishës nga SHBA-të berishizmi mbetet një frymë dhe forcë e rëndësishme politike në Shqipëri. Ka burime të mëdha financiare, siç tregoi hapja e fushatës në stadiumin Airalbania. Ka mbështetje të fortë tek oligarkët kryesor të vendit që prej kohësh bëjnë pazare me dyshen Berisha – Meta, pa përmendur bizneset dhe pasuritë personale dhe familjare të këtyre të dyve. 

Berishizmi ka gjithashtu një grup të dedikuar dhe të karikuar militantësh përballë PD-së zyrtare elektorati i së cilës është ende apatik. Ligjërimi berishist është farkëtuar dhe prefeksionuar prej dekadash ndaj mobilizon me mjaft efikasitet. Denoncimi, shpallja armik, agjent, tradhëtar, pervers apo lavire i kujtdo që mendon ndryshe nga Berisha bëhet me një forcë retorike të llahtarëshme nga ky i fundit. Përballë ligjërimit të konsoliduar berishist PD-ja zyrtare është pothuajse pa verb.   

Së fundmi, berishizmi ka një mbështetje të madhe mediatike, edhe si pasojë e alenacës me Ilir Metën. Berishizmi ka televizionin e vet personal përveç hapësirës së bollëshme që ka në programet kryesore televizive. Disa nga gazetat kryesore në vend janë rrjeshtuar krah tij dhe kundër PD-së zyrtare. Përveç ushtrisë së analistëve, gazetarëve inteligjent (siç është Alfred Lela) dhe gazetareve me peshë (disa ish zëdhënëse personale të Berishës dhe PD-së) edhe disa nga peshat e rënda të medias, siç janë gazetarët dhe analistët e pavarur Andi Bushati dhe Fatos Lubonja, janë rrjeshtuar përkrah dyshes Berisha-Meta dhe kundër PD-së zyrtare. 

Andi Bushati: Kush po luan me shkrepse 

E vetmja gazetë e rëndësishme e rjeshtuar përkrah PD-së zyrtare është gazeta Tema. Ndërkohë e vetmja peshë e rëndë mediatike rrjeshtuar qartë përkrah PD-së zyrtare është Mero Baze. Por edhe ky rrjeshtim shpesh i prish punë PD-së zyrtare, si pasojë e rrjeshtimit të Temës përkrah pushtetit aktual. 

Ndaj arritjet e propagandës berishiste janë impresionuese. Ajo ka arritur të bindë një pjesë të mirë të elektoratit opozitar dhe të opinionit publik se pa Berishën dhe Metën nuk mund të ketë demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Nuk është pak të njehsosh opozitarizmin, demokracinë dhe pluralizmin me dy politikanë që shquhen për eleminimin, rrahjen apo blerjen e mendimit ndryshe.

 Aq më tepër kur rreziku i diktaturës në Shqipëri njehsohet me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Është arrtije e madhe të bindësh një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare se doktori dhe Iliri janë mburoja jonë e vetme nga diktatura që duan të vendosin anglo-amerikanët në Shqipëri.

Për të gjitha këto arësye PD-ja zyrtare është Davidi dhe jo Goliathi në përballjen me berishizmin, që tërheq media, militantë dhe biznesmen për forcën që ka dhe jo për kauzën që mbron. Ndaj alternativa e PD-së zyrtare me zor po merr frymë nën sulmin e vazhdueshëm të berishizmit. Parrulla e PD-së zyrtare “Frymëmarrje për Tiranën” në mënyrë të pandërgjegjëshme reflekton këtë realitet, po aq sa ofron një propozim konkret për administrimin e Tiranës.  

*Shkrim i shkruar nga Blendi Kajsiu per Lapsi.al

 

 



23 Comments

  1. Ti mor capacul Kajsi duhet te kuptosh se parulla e Edvinit “Vetem perpara, kurre mbrapa” eshte nje sirene alarmi per cdo shqiptar! Me fjale te tjera, ai po thote ta bejme 14 majin e 2023 si 14 majin e 1944-es! D.m.th ta fshijme nga faqja e dheut fjalen opozite! I ka shijuar dhe po I shijon pushteti si ne kohen e xhaxhit!
    Ajo cfare pritet te ndodhe se afermi do kemi nje tjeter surprize nga Edvini! Tit Vullkanin do e rekrutoje ne qeveri! Ose direkt minister kulture, ose si fillim drejtor I teatrit te operes dhe baletit, pastaj do te katapultohet ne kabinet si minister!
    ….s’kemi pare gje akoma!….Ya, it’s true!!!!…

    1. Me shume se hipokrizi, dhe injorance, eshte imorale te shpikesh jo dy e tre por gjashte te verteta!

      Ka nje te vertete, dhe ajo na tregon se krimi i organizuar politik ne Shqiperi, ne bashkepunim me elemente te korruptuar te administratave ne Washington apo BE apo zgjatimet e tyre ne perfaqesite e Tiranes, ka kapur shtetin dhe pushtetet ne Shqiperi.

      Me shkoqur, nje mafie politiko-kriminale ne krye te se ciles qendron Edi Rama. Jo rastesisht ai eshte trashegimtari i perzgjedhur dhe i pergatitur me kujdes, durim dhe kembngulje nga establishmenti famkeq i kuadrit elitar komunist te regjimit te Enver Hoxhes, kombinuar me veprimin e erret dhe te fshehte te elementeve te sigurimit famkeq te shtetit dhe sigurimit politik (te udheheqjes).

      Jo me kot laboratoret e mafies se kuqe kane “hedhur” kete aset qysh ne rini te vihet ne kontakt me “boten perendimore” permes sportit apo artit (thellesisht mediokerr). Jo me kot edhe sherbimet e inteligjences se perendimit i jane afruar qysh heret atij dhe ende vazhdojne.

      McGonigal eshte prova me tronditese dhe turperuese se si regjime te individeve hibride komunisto-informator-politikane korruptojne t’zonet e vjeter apo ustallaret me te rinj.

      Mgjt autori apo te tjere jane aq naive dhe injorante saqe nuk arrijne te shohin te verteten e madhe sikunder zoti Lubonja, nje vuajtes origjinal i mafes politike Enveriste, pararendese e asaj Ramiste.

    2. Me noj fraze aty ketu ky pjeshka do te na e shese kanalizen si te pa aneshme, per ti lene sa me shume vend gojores se tij kunder opozites! O pjeshke kur kanaliza nuk ka fund, ( siç duket paguhet sipas numerit te fjaleve, qe gjithesesi nuk te justifikon) tregon qe nuk eshte ne nivel per tu lexuar, se te lodh! Pak e sak thote populli! ” Kete here do ju merzis me fjalen time, i tha Curçill deputeteve kur ishte kryeminister i Anglise, se nuk pata kohe te pregetis nje diskutim te shkurter” Ps; nuk e kishte mare akoma çmimin Nobel ne letersi!

    1. Ky ka dalë vërtetë nga vrimat anale, prandaj është “analist”.
      Çudia është përse Lapsi e boton?

  2. Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik, qytetarët e ‘masakrojnë’ me komente në rrjetet sociale

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Këlliçi i nxjerr gishtin e mesit korupsionit idiotët merren me gishtin e Këlliçit

  3. O Blendi, ne kohen qe krijohej “KOP” dhe me pas qe ishe pjese te British C. , kam patur pa fund respekt per ty. . Tani se di pse me dukesh totalisht “mavi”. Mbase
    qe ne fillim te sponsorizoi Sorosi, si gjithe keta mortjet e tjere, po uroj mos jete e njejta gjd rhe per ty.

  4. Adriana Kalaja, zyrtarja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka falsifikuar foton e Evi Kokalarit.

    Ka qenë vetë Kokalari që ka demontuar falsifikimin e fotografisë duke publikuar atë realen.

  5. Kajsiu është në linjën e tij me çdo shkrim dhe vetëm kundër Berishes, se Ramës i bën ca gjysmë -kritika, por i thotë se mbetet më i miri para kundërshtarëve politikë .

    Gjithsesi, analiza mbarë e prapë e tre sloganeve elektorale më kujton një proverb turk që thotë :”Shkruaj tri fjalë dhe unë gjej aty sebep të të var në litar”.

    1. Nje pergjigje pyetje Klodit: A e kupton vertet artikullin e Kajsiut? Nuk e besoj. Ne situaten qe ndodhet demokracia tek ne edhe une jam dakord qe opozites do ti vidhen votat nga qeveria,komisionet Kas ,gjykatat,ambasadat e tj…dhe do desha qe te mbaronin nje ore e me pare per te gjithe injorantet e dobishem qe i gezohen nje fitoreje tjeter te krimit e hajduterise kur vete keta “ te dobishmit “ Nuk e shtyjne dot muajin me rrogat ( pensionet) qe marrin e cmimet te njejta si ne USA apo Europe. Kajsiu vertet eshte nje lepires pushteti si shume anal-iste te tjere.Ky vend eshte pa fat jo se keshtu deshi zoti por sepse keshtu e duan njerezit qe jetojne E cfare eshte tragjikomike eshte set3 nesermen e zgjedhjeve po te njejtet njerez qe e mbajne kete Kline hajdutesh ankohen per rritjen e kostos te jeteses

  6. Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”

    Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.

  7. në rrethe të ngushta dhe biseda me gazetarë konfidentë, Berisha ka shprehur dhe rezerva për gabimin në zgjedhjen e kandidatit të Tiranës.

    Me ‘ofensivën” e djeshme me gishtin e mesit, Belua detyroi sot Berishën dhe njerëzit e tij t’i dilnin në krah.

    Berisha dukej shumë zemërthyer, as emrin nuk ja përmendi në deklaratën e tij, por ama shprehu solidaritet se ai në vend të Belos do t’u nxirrte dhe ndonjë gjë më të rëndë.

  8. KUSH E LEXON KETE ARTIKULLTE KAJSISE, ME NJE HERE NE FUND DEL ME KONKLUZIONIN,,,,POCAQI ARTIKULL, KA NE PERMBAJTJE HAMENDJE, DESHIRA, PARASHIKIME, TRILLIME, DHE KRIJIM SITUATASH DIVERSIONISTE ME QELLIM TE HETEROIZIMIT TE OPINIONIT TE NJERZVE PIKERISHT PARA VOTIMEVE QE NJEREZIT TE KRIJOJNE MEDYSHJE, TE MOS VOTOJNE, SIDOMOS ALEANCA PER FITORE. KY SHKRUES ARTIKULL GATI SA NUK E THOTE TROC QE VOTONI RAMEN, SE BERISHA, META JANE E KANE QENE E KEQJA EVENDIT. KY MYSHK DWZINFORMUES NUK SHPJEGON SE SOT NE PUSHTETIN E RAMES, DOMINONKORRUPSIONI, DROGA, BANDITIZMI E ANTIDEMOKRACIA ME POSHTE SE NE SHTETET QE THEMI DIKTATORIALEMONISTE.

  9. “Per para” e bera ate slloganin dhe Kajsiet filluan te bejne sterhollime pa fund.
    Do ta ndryshoj qe edhe Kajsiet te sqarohen, edhe shqiptaret te mirekuptohen –
    …do ta bej “Per LEKE “.
    Kesisoj edhe shqiptaret te bien rehat, edhe te qartesohet Kaisia Trap.

  10. “Nuk do të shikoni dritën e diellit”, kandidatja e PD: Si po kërcënohemi nga Berisha dhe njerëzit e tij

  11. KY I PA EMER, KODOSH , I VEKERKA VULEN E SEKTIT SHPIFES, PA ASNJI LLOGJIKE, E FAKT HEDH KETE GOMARLLEK NE KOMENT, SIKUR DHE I ZOTI. SA TE PESHTIRE E KULISHE TE ZARBOS INI OR TE MJERE.

    1. Jam Sali Berisha unë, o budallenj” liderit të Foltores nuk i ka mbetur shumë për të thënë veç gënjeshtrave. Halli që ka Berisha për t’i thënë këto gënjeshtra në adresa të Ilir Rusmalit e bën të qartë edhe lëvizjen e tij të ardhshme. Berisha e ka gjetur edhe fajtorin për humbjen e tij. Ai quhet Ilir Rusmali.Xixa nderro marsh o kari funksional i spiunit salih metaj mos rri duke mbajtur shishen e shurres per keta spiune,por ceceni xixa i mbron

  12. Me noj fraze aty ketu ky pjeshka do te na e shese kanalizen si te pa aneshme, per ti lene sa me shume vend gojores se tij kunder opozites! O pjeshke kur kanaliza nuk ka fund, ( siç duket paguhet sipas numerit te fjaleve, qe gjithesesi nuk te justifikon) tregon qe nuk eshte ne nivel per tu lexuar, se te lodh! Pak e sak thote populli! ” Kete here do ju merzis me fjalen time, i tha Curçill deputeteve kur ishte kryeminister i Anglise, se nuk pata kohe te pregetis nje diskutim te shkurter” Ps; nuk e kishte mare akoma çmimin Nobel ne letersi!

    1. pati deklaruar se do të priste vendimin e gjyqit në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sali Berisha ka kontraktuar së fundmi lobistin Charlie Black për të hetuar shpalljen e tij “nongrata”.

      Ajo që bie në sy është pikërisht zgjedhja e Berishës, duke ia besuar lobimin një personazhi të njohur për shërbimet e tij ndaj tiranëve më mizorë të botës.

      Në vitin 1980 Charlie Black bashkëthemeloi firmën lobuese me bazë në Uashington (BMSK).
      Kështu, gjatë administratës së Reganit, presidenti i atëhershëm i Filipineve, Ferdinand Marcos ishte një nga klientët e Black.

  13. KUR JU THOTE UJQERVE RILINDSA KY ANALISTI KOLUMBISE PER TRE TE VERTETA, NA HIDHEN PERPJETE ZAGARET E SEKTIT, SIKU R U THOTE SSSSSS KAPE. ANDAJ RRIJE NE GADISHMERI ZAGARET , NGA USTALLARET. RRACE PER TU PESHTYRE NGA MAJA FLOKUT E DERI NE THEMBER, KODOSHE BUTAKE.RRACE E PESHTIRE QE SU DIHET GENI E RRACA, INTEROGJENE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *