• |
ide | kryesore

Dokumentet sekrete/ Si e ndaloi CIA planin ukrainas për të sulmuar Moskën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dokumentet



Ukraina kishte planifikuar një sulm të guximshëm ndaj Moskës për të shënuar përvjetorin e parë të pushtimit rus. Lajmi i bujshëm është zbuluar në dokumentet e Pentagonit të zbuluara së fundmi. Por sulmi masiv u anulua pasi Shtetet e Bashkuara ndërhynë dhe paralajmëruan Kievin se plani i tij mund të çonte në një luftë bërthamore midis Perëndimit dhe Rusisë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm së fundmi pasi Dmitry Medvedev, nënkryetar i këshillit të sigurisë të Rusisë ka deklaruar se bota është “sëmurë” dhe në prag të “një lufte të re botërore”. Përpara pak kohësh pati disa dronë ukrainas që u rrëzuan pranë kryeqytetit rus. Dyshimet ranë mbi Kievin edhe pse zyrtarët ukrainas mohuan të qëndronin pas tyre. Dronët shkaktuan shpërthim dhe zjarre në qendra tregtare si dhe objekte energjetike.

Planet për sulmin e 24 shkurtit ndaj Moskës ishin hartuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR). Ato u bënë publike në dokumentet e klasifikuara që Washington Post thotë se i ka parë. Shefi i inteligjencës së Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov udhëzoi oficerët e tij që të përgatiteshin për “sulme masive” me “gjithçka që kishte HUR” zbulohet në dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA.

Plans to attack the Russian capital were hatched by Major General Kyrylo Budanov
Gjeneralmajor Kyrylo Budanov

Përveç sulmeve ndaj Moskës, ukrainasit menduan gjithashtu edhe për goditjen e portit të Novorossiysk në Detin e Zi. Por zyrtarët në Uashington duket se i kanë kuptuar planet dhe janë shqetësuar se ato mund të kishin shkaktuar një përplasje më të gjerë ushtarake. Përpjekjet e para të amerikanëve për të bindur ukrainasit të tërhiqeshin nga plani duket se kanë qenë të pasuksesshme. Madje u zbulua se edhe shërbimi i sigurisë (SBU) i Ukrainës kishte gjithashtu plane për të sulmuar Moskën. Në këtë situatë CIA hartoi një raport ku shkruhet se “nuk ka asnjë të dhënë që SBU të ketë rënë dakord për të shtyrë planet e veta për të sulmuar Moskën”.

Më pas, dy ditë përpara se të ndodhte sulmi, CIA njoftoi se “HUR ra dakord, me kërkesë të Uashingtonit, të shtynte sulmet”. Edhe pse Ukraina u ndal në planet për të sulmuar Moskës për të shënuar pushtimin e Rusisë, menjëherë pas përvjetorit, një bazë ajrore ruse u trondit nga shpërthime masive pas një sulmi të dyshuar me dron. Dokumentet tregojnë se inteligjenca amerikane ka vijuar të përgjonte komunikimet e Budanov.

Black smoke seen billowing from a Russian airbase just after the invasion's anniversary

Ato zbulojnë gjithashtu tensionin midis Kievit dhe Uashingtonit mbi masën në të cilën armët e prodhuara nga SHBA mund të përdoren për të çuar luftën brenda Rusisë. Deri më tani, hezitimi për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F-16 është interpretuar si rrjedhojë e frikës së SHBA-së se ata mund të përdoren në sulme që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

Moska është rreth 280 milje nga pika më e afërt në Ukrainë në një vijë të drejtë, por deri më tani nuk është goditur drejtpërdrejt edhe pse Kievi duket se po përpiqet vazhdimisht. Një dron i dyshuar ukrainas u zbulua vetëm disa kilometra larg kryeqytetit rus në një rrezik të ri potencialisht të madh për Rusinë të hënën.
Droni duket se ka shmangur mbrojtjen ajrore të kryeqytetit rus, e cila është forcuar masivisht javët e fundit. Lajmi vjen pas raportimeve se Ukraina po përgatitet për një sulm të madh për të rimarrë Krimenë dhe për të poshtëruar Putinin. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. E dine se ca kari eshte zelenski dhe ku po shkon lufta. Per pak dite bakhmut bie dhe mijera te vrare atje vetem per tekat e bastardit ukrainas qe cuditerisht ka gllaberuar miliona dollare amerikane dhe i ka fut ne pasurine e familjes se vet

  2. Hahah shaka kjo besoj. Kjo me duket si shkelje syri e USA ndaj Rusise per te normalizuar situaten ne te ardhmen. Te gjithe e dine se lufta reale eshte USA vs Rusi, por e bere fatkeqesisht ne fushe “asnjanese”. Gjynah per ukrainasit qe shkuan e po shkojne mish per top per pislliqet e korrupsionin e “mikut apo partnerit strategjik” sic i themi ne USA’s.

  3. Po mori tej e këtej armë të reja, pas fjalimeve të Zelenskit anë e mbanë botës dhe vizitave të politikanëve të lartë në Kiev, nuk dihet deri ku shkon frymëzimi artistik për luftë, madje as edhe nga do t’i drejtojë më tej…
    Drama është e qytetarëve në të dy vendet.

    1. Nëse shikon çfarë ka bërë dhe bën Rusia në Ukrainë pse dhe ajo mos të kundervepronte.Rusia i shkatërroi infrastrukturën e rrjetit elektrik duke i lënë pa energji gjithë dimrin e per të mos folur për bombardimet në objekte civile.Ukraina do bënte të njëjtën gjë.Do sulmonte dhe ajo infrastrukturën e rrjetit elektrik dhe gazit por jo ato civile.Dhe i ka bërë disa goditje.Amerika vërtetë mund t’a ketë ndaluar sepse ukrainasit janë të aftë për t’i bërë.Tek e fundit kanë të drejtën morale t’a bëjnë.Dhe Rusia e di këtë dhe bën presion më bombat atomike.Liria mbrohet e fitohet duke e goditur armikun në zemër të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *