• |
ide | kryesore

Dy dilema e rreziku i kartonave: Inter, formacioni gati për Juventus në Kupë

-Instant, Sport
Inter



Dy dyshime në kokën e Simone Inzaghi në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventus. Të mërkurën në mbrëmje në një San Siro që premton të jetë sërish i tejmbushur gjëja që shqetëson më shumë teknikun është në sulm. Më konkretisht për lojtarin që do të formojë repartin me Lautaro Martinez: Lukaku apo Dzeko? Sulmuesi belg është i motivuar pas dygolëshit të shënuar në Empoli, ku Inter rigjeti dyshen e frikshme sulmuese të titullit. Dy gola për Big Rom, një për Toro me asist të shokut të skuadrës: LuLa është kthyer të krijojë frikë. Por trajneri i Inter tani është thirrur në cështje për të matur forcën e të gjithëve. E gjitha në funksion të një finale emocionuese të sezonit, mes Kupës së Italisë, gjysmëfinales së dyfishtë të Ligës së Kampionëve dhe një sprinti final në kampionat.

Prandaj kandidatura nga fillimi e Dzeko, që qëndroi në stol për 90’ në Castellani, është më e pëlqyera për momentin. Balotazhi i dytë ka të bëjë me regjistio: kush mes Brozovic dhe Calhanoglu? Të dy ishin titullarë në Empoli. Gjithësesi, turku duhet të jetë titullar kundër Juventus, i rrethuar nga Barella dhe Mkhitaryan i rikthyer. Në krahë të sigurtë Dumfries dhe Dimarco. Mes shtyllave është rikthyer Onana (i skualifikuar Handanovic) dhe në mbrojtje Darmian dhe Bastoni.

Lexo më tej: Kupa e Italisë, Allegri i tentuar nga tridhëmbëshi kundër Inter: por qendërsulmuesit nuk shënojnë më

Interi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj kartonëve të verdhë. Onana, Dimarco, Gosens, Brozovic, Correa, Lautaro dhe Lukaku janë të gjithë të paralajmëruar. E në rast të kartonit të verdhë do të humbasin finalen eventuale të Kupës së Italisë për shkak të skualifikimit. Akti i fundit i turneut është planifikuar për të mërkurën më 24 maj në Olimpico në Romë kundër Fiorentinës ose Cremonese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *