• |
ide | kryesore

Fifi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e djalit

F1, Paparazzi



Këngëtarja Fifi  është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Adis Patushi, kanë mirëpritur një djalë së bashku.

Lajmi u konfirmua nga vetë artistja e cila përmes një postimi në Instagram ka zbuluar edhe emrin e djalit të saj. “Evladi – Theo Mal Patushi. 25.04.2023”, ka shkruar ajo.

Rikujtojmë se Fifi zbuloi  se ishte në pritje të ëmbël pas mbarimit të perfomancës me Flor Mumajesi   në skenën e ‘Fest 61’. “Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur dicka shumë të shenjtë brenda meje. Është më e rëndësishme se cdo gjë tjetër”, tha ajo në skenë.

Vitin e kaluar cifti festoi gjithashtu 1 vjetorin e tyre së bashku.  Krahas një fotoje të tyren ajo shkroi: “Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe frikë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..Dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *