• |
ide | kryesore

Me pistoletë ari në bagazhe/ Arrestohet amerikania në Sidnej

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sidnej



Një grua amerikane është arrestuar në Australi pasi në bagazhin e saj u gjet një αrmë e veshur me flori 24 karatësh. Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, mbërriti në Sidnej nga Los Angeles dhe nuk kishte leje për αrmën e zjarrit. Ajo mund të përballet me 10 vjet burg.

Fotot e publikuara treguan një skanim në aeroport të bagazhit të gruas, duke zbuluar armën e zjarrit brenda çantës së saj. Një foto e dytë tregonte pistoletën pas hapjes së çantës. Në një deklaratë, një zyrtar i policisë tha se një teknologji e sofistikuar e zbulimit kishte ndihmuar në ndalimin futjes së armë në vend.

Gun

“Herë pas herë, ne kemi parë se sa të mirë janë oficerët e policisë në shënjestrimin dhe ndalimin e mallrave të paligjshme dhe shumë të rrezikshme në kalimin e kufirit të Australisë” – tha komandanti Justin Bathurst.

Zyrtarët thanë se ndaj gruas 28-vjeçare u ngritën akuza dhe doli përpara Gjykatës Lokale të Doëning Center të hënën ku mori lirimin me kusht. Ajo gjithashtu mund të përballet me anulimin e vizës dhe largimin nga Australia, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor.

Pasagjerët e linjave ajrore në fluturimet e brendshme në SHBA mund të udhëtojnë me armë zjarri në një çantë të kontrolluar e cila mbyllet në një kuti të posaçme në avion. Udhëtarët duhet gjithashtu t’u tregojnë përfaqësuesve të linjës ajrore se ata synojnë të udhëtojnë me armë gjatë kontrollit.

Në vitin 2022 një numër rekord i armëve të zjarrit u konfiskua tek pasagjerët e aeroporteve amerikane. Një total prej 6301 armësh u zbuluan në pikat e kontrolli. Ndërsa Australia ka disa nga ligjet më gjithëpërfshirëse të armëve të zjarrit në botë. Ato u miratuan pasi 35 persona u vranë në vitin 1996 nga një person i armatosur në Tasmani.

Të gjitha armët automatike dhe gjysmë-automatike u shpallën të jashtëligjshme dhe rreth 600 mijë armë u dorëzuan si pjesë e një skeme të detyrueshme të blerjes së qeverisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *