Këto janë ditë vërtet të komplikuara te Tottenham. Figura e shëmtuar e bërë ndaj Newcastle i kushtoi pankinën teknikun Cristian Stellini. E me shumë gjasa vulosi edhe lamtumirën e Spurs për një vend në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Rezultati final 1-6 ishte i papranueshëm, aq më tepër duke pasur parasysh faktin se pas vetëm 21′ Spurs ishin në 5-0.
Lexo më tej: Tottenham pa busull, shkarkohet edhe Stellini: fatalë gjashtë golat e pësuar nga Newcastle
Tre ditë pas katastrofës, Kane dhe shokët e tij vendosën të fusin duart në portofol dhe të rimbursojnë tifozët e pranishëm në St. James Park. “Si ekip, ne e kuptojmë zhgënjimin tuaj, zemërimin tuaj. Ne nuk ishim u treguam mjaftueshëm të mirë. Ne e dimë se fjalët nuk mjaftojnë në situata si këto. Por na besoni, një humbje si kjo dhemb – shprehu klubi londinez në një deklaratë -. E vlerësojmë mbështetjen tuaj, në shtëpi dhe transfertë. E me këtë në mendje duam t’i rimbursojmë tifozët për kostot e biletave të St James’ Park. E dimë se kjo nuk e ndryshon atë që ndodhi të dielën e do të bëjmë gjithcka për të sistemuar gjërat kundër Manchester United të enjten mbrëma, kur edhe një herë, mbështetja juaj do të jetë gjithçka për ne. Së bashku – dhe vetëm së bashku – mund të ecim përpara”.
KOMUNIKATA E TOTTENHAM
The players have a message for our fans who went to Newcastle on Sunday… pic.twitter.com/HFfmo8R2iH
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 25, 2023