• |
ide | kryesore

Arbana Osmani reagon pas komenteve për deklaratën e saj

F1, Paparazzi



Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, “Big Brother Vip Albania 2”, Arbana Osmani bëri një deklaratë e cila u komentua shumë në rrjetet sociale.

Duke diskutuar për komentin e Luizit rrethpjesëmarrjes së Efit në programin “Për’Puthen”, Osmani i tha konkurentit: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në “Big Brother”, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit”. Mirëpo, kjo deklaratë e moderatores pati shumë  kritika duke bërë që Arbana të reagonte në InstaStory për të sqaruar situatën.

“Edhe njëherë dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për “vajzat e Për’Puthen”. Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si “Big Brother” apo “Për’Puthen” ka një linçim publik 10-fish më të madh se një djalë dhe këtë, po e diskutoja edhe dje me Kiarën, ku më erdhi shumë keq kur më tha se “momenti që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit: “Shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit.

Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza dhe gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë “Big Brother-in” e tyre si të duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepër. Aq sa kur më i vogli që vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”,shkruajti ajo./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *