• |
ide | kryesore

Brazili do të presë deri në fund “planin A”: Carlo Ancelotti duhet të kthejë përgjigje deri në 25 maj

-Instant, Sport
Ancelotti



Trajneri i ri i Brazilit pas shkarkimit të Tite? “Përpara se të nis planin B, dua të verifikoj plotësisht çdo mundësi që mund të finalizoj planin A. Kemi një takim me një shoqëri dhe duhet t’i dëgjojmë. Shpresoj të jem në gjendje të shpall teknikun tonë të ri më 25 maj”. Kështu deklaroi presidenti, Ednaldo Rodrigues, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Braziliane të Futbollit (Cbf). Drejtuesi nuk përmendi emra, por dihet se ‘plani A’ i tij është Carlo Ancelotti. Tekniku i Blancos në fillim të muajit zbuloi ofertën që i ishte bërë nga CBF dhe se ishte shumë i kënaqur prej saj. Deri në përgjigjen e teknikut të Real Madrid trajner provizor do të vazhdojë të jetë Ramon Menezes.

“Është e vërtetë, Brazili më kërkon si trajner dhe kjo është një perspektivë që më emocionon”, tha Ancelotti disa javë më parë. Italiani megjithatë më vonë theksoi se ai ka ende një vit në kontratën e tij me Real Madrid. E sipas deklaratës të Carletto, këtë kontratë, synon ta respektojë.

Në realitet, megjithatë, e ardhmja e tij në Madrid është në ekuilibër dhe nëse Real nuk fiton një trofe, në fund të sezonit mund të çojë në një shkarkim apo ndarje konsensuale. Për këtë arsye, CBF ka besim dhe pret 25 majin, kur do të shpallë listën e skuadrës për angazhimet e Seleçao në qershor.

Lexo më tej: Video/ Brazili pa busull: Maroku e mund 2-1, fitorja e parë në histori kundër Selecao

ÇFARË NDODH DERI NË 25 MAJ?

Deri në atë datë, Real Madrid do të ketë luajtur finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, më 6 maj kundër Osasuna. Do të ketë mësuar edhe nëse do shkojë në finale, pas dy ndeshjeve të Champions League me Manchester City. E për këtë arsye situata e trajnerit do të jetë definitivisht më e qartë. Në rast se negociatat me Ancelotti nuk do të kishin sukses, Brazili do të ndiqte planin B të Rodrigues. Bëhet fjalë për një mes Fernando Diniz, që sapo fitoi kampionatin e Carioca me Fluminense dhe dy portugezëve Abel Ferreira (Plameiras) dhe Jorge Jesus (Fenerbahce).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *