• |
ide | kryesore

“Egnatia super-ekip, por nuk do të mbrohemi në kthim”: Sedloski i gëzohet evitimit të humbjes, Tetova mori atë që deshi

-Instant, Sport
Sedloski



“Nuk mund të kem ndonjë kritikë kundrejt lojtarëve përveç gabimeve në pasime. Por kur sheh rezultatin 1-1, duke pasur parasysh që kemi më të paktën edhe 95 minuta të tjera, e dimë që të dielën na pret një ndeshje me të njëjtin kundërshtar”. Goce Sedloski kërkon të arkivojë sa më shpejt 1-1 në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias. Të dielën sfida rinovohet sërisht, këtë herë në kampionat e maqedonasi e di se Europa luhet ndaj tyre. “Egnatia është me të vërtetë një super ekip me atë që kam parë. Ndaj vendosa dy lojtarë para mbrojtjes. Në 10 minutat e parë kemi realizuar shumë goditje këndi dhe ne jemi gjithmonë në pritje të asaj që do të ofrojë kundërshtari. Djemtë luajnë në përgjithësi mirë, por vetëm të mos gabojnë në pasimet që bëjnë”.

Tekniku Sedloski vazhdoi më pas duke mbrojtur lojtarët e tij: “Nuk kam ankesa ndaj lojtarëve, çdo ndeshje për ne është si një finale. Do të kemi ndeshje të tjera edhe për Kupë e kampionat dhe duhet të përqendrohemi. Për momentin jam i kënaqur, nuk është e lehtë të arrish menjëherë atë që kërkon. Por lojtarët janë të mirë dhe japin gjithçka nga vetja në stërvitje dhe ndeshje. Shpresoj që rezultatet do të vijnë”.

TETOVA: “MORËM ATË QË DESHËM”

“Morëm atë që deshëm me golin. Por eksperienca jo shumë e madhe në këtë gjysmëfinale, bëri të pësojmë një gol në minutat e fundit. Gol që mund të ishte i evitueshëm. Portieri nuk ka parë asgjë, ndaj shkuam te barazimi. Çunat dhanë maksimumin, kemi një ndeshje tjetër ditën e diel, shpresoj të marrim më të mirën”. Edlir Tetova nuk e kapërcen dot fitoren që i shpëtoi nga duart në shtesë. E megjithatë tekniku i Egnatias, me 1-1 ndaj Vllaznisë, sigurisht e di që ka bërë rezultat. “Do bëjmë çdo gjë në ndeshjen e ardhme. Shpresojmë që të mos kemi më kështu situatash se janë tronditje për të gjithë nga ne. Në dhomat e zhveshjeve kishte tronditje mes lojtarëve. U thashë ‘qetësohuni, se ka ndeshje tjetër’. Shpresojmë te ndeshja e kampionatit se ka ndeshje tjetër akoma” e mbylli Tetova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *