• |
ide | kryesore

Finalja e Champions 2026 në Amerikë: Ceferin njofton mundësinë e daljes së Kupës jashtë kontinentit

-Instant, Sport
Ceferin



Në një intervistë me Men in Blazers, Aleksander Ceferin është shprehur i hapur për një ide inovatore. Nuk është hera e parë që përflitet, por është e para e artikuluar nga vetë kreu i UEFA-s. Në mendjen e Ceferin është një finale të mundshme e Champions League në Shtetet e Bashkuara në sezonin 2025/26.

UEFA hap kështu mundësinë për të pasur një finale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Ceferin pranoi së fundmi se diskutimet për finalen në Amerikë qarkullonin prej kohësh: “Filluam ta diskutonim, por pastaj një vit ishte Kupa e Botës, në 2024 Kampionati Evropian. Këtë vit finalja do të jetë në Stamboll, në 2024 në Londër, në 2025 në Mynih. E pastaj do të shohim”.

Lexo më tej: Finalja e Champions në Amerikë: shifra të çmendura, Uefa po e mendon

Presidenti i UEFA-s përsëriti mundësinë e një finaleje jashtë kontinentit, të turneut më prestigjioz të futbollit në botë: “Është e mundur, është e mundur. Futbolli është jashtëzakonisht popullor në Shtetet e Bashkuara këto ditë”. Ceferin përfundoi duke pranuar të ardhurat e larta që do të rezultonin nga kjo sipërmarrje: “Amerikanët janë të gatshëm të paguajnë çmime të larta për më të mirën. E asgjë për më të keqen. Kështu që ata do të ndjekin futbollin evropian. Ashtu siç ndjekin NBA dashamirësit e basketbollit në Evropë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *