• |
ide | kryesore

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli i GJKKO jep vendimin për Suel Çelën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Suel Çela



Apeli i GJKKO ka dhënë vendimin ndaj ankimit të Suel Çelës, i cili ka kërkuar një masë më të butë sigurie.

Çela nga arratia kërkoi rrëzimin e vendimit për masën e arrestit me burg ndaj tij.

Trupi gjykues ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të 17 majit të vitit 2022 ku për Suel Çelën caktohet masa e sigursë “arrest me burg”.

Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë të dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Sipas SPAK Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial.

Gjithashtu në një episod tjetër, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.

VENDIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më datë 26.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 75 akti, datë 18.04.2023 regjistrimi, me objekt “1.Informacion prej organit të hetimit përpara Gjykatës që ka caktuar masën mbi hetimet e kryera deri në datën e gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim M. (S.) L. (Ç.), ndaj vendimitnr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *