• |
ide | kryesore

Kthehen në atdhe mbi 1 mijë shqiptarë nga Britania pasi nuk përfituan azil

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjermania



Autoritetet e përbashkëta të dy qeverive, ato të Shqipërisë dhe të  Britanisë kanë hartuar ditën e djeshme një njoftim nëpërmjet të cilit ata njoftojnë se sa shqiptarë kanë mundur të kthejnë në atdhe.Ndërkohë që prej gati një viti mediat britanike përcjellin thuajse çdo ditë vendime, reagime, shifra dhe akuza ndaj shtetasve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone për të mbërritur në Angli, tashmë duket se marrëveshja mes dy vendeve kundër shqiptarëve që tentojnë Britaninë për një jetë më të mirë ka funksionuar. Bëhet fjalë për rreth 1 mijë persona të kthyer vetëm përgjatë këtij viti. Bëhet me dije se ka nga ata shqiptarë që janë kthyer edhe vullnetarisht, ndërkohë që të tjerët, sipas njoftimit nuk ia kanë dalë të përfitojnë azil pas aplikimeve të tyre.
Këtu përfshihen kontrolle të përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në të gjithë vendin, verifikime shtesë për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe, si dhe shkëmbimin e oficerëve të lartë të policisë në të dyja vendet. Drejtuesi i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku u shpreh: “Po punojmë krah për krah me kolegët britanikë, në kuadër të Task-Forcës së Përbashkët për Migracionit, për të parandaluar migrimin e parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar, si dhe krimet që lidhen me to. Policia Kufitare dhe Migracionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rrugën e ligjshme të migrimit dhe thekson se të gjithë personat që thyejnë ligjin do të përballen me pasojat”.
Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, tha: “Shifrat janë dëshmi se partneriteti ynë me Qeverinë Shqiptare për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Britani, po funksionon. Teksa ne i intensifikojmë më tej këto masa, shtetasit shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, nuk duhet të kenë asnjë iluzion, pasi do t’i largojmë me rastin më të parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *