• |
ide | kryesore

Kupa/ Tirana luan me dy ‘porta’, Vllaznia e Egnatia e zgjidhin Europën me njëri-tjetrin

-Instant, F1, Sport
tirana



Akti i parë i gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë është gati të ofrojë ekuilibër, agonizëm, dëshirë e ambicje të katër skuadrave që kanë mbetur akoma në garë për trofeun. Mes tyre, qetësinë më të madhe e kanë Tirana e Egnatia, aktualisht në pozita komode edhe në kampionat për të përmbushur objektivët. Për Vllazninë e Teutën Kupa është rruga më e shkurtër e, sic duket, edhe më e mundshme për të arritur Europën.

GJYSMËFINALET E KTHIMIT

Askush nuk do të heqë dorë nga asgjë dhe kjo është e sigurtë, ku Tirana të presë në fushën e saj Teutën. Bardheblutë janë fitues të statistikave, edhe pse Shehi e di fare mirë se në fushë luajë skuadrat dhe jo numrat. Provë është ky sezon, ku pas suksesit në fazën e parë, bardheblutë janë mundur dy herë jashtë e brenda nga një kundërshtar në luftë për mbijetesë. Pozitat e Teutës, pas fitores në derbi, janë përmirësuar disi, por konfrontimi me Tiranën vlen për të vazhduar ëndërrën për të shkuar në Europë.

Lexo më tej: Video/ Klasike bardheblu: goditja e devijuar e Abazaj fundos Vllazninë, Tirana prek titullin kampion

Të njëjtën gjë që do të tentojë të bëjë edhe Vllaznia në Loro Borici, kur përballë të ketë Egnatian. Rrogozhinasit kanë arritur ti mbajnë pas me një pikë kuqeblutë. Shkodranët, nga ana e tyre, synojnë finalen e tretë radhazi të kompeticionit. Ardhja e Sedloskit, deri tani, nuk është se ka ndryshuar trendin e lëkundjeve të shkodranëve (një fitore, një barazim e një humbje deri tani). E megjithatë, por brenda mureve mike Vllaznia do të kërkojë suksesin e parë sezonal ndaj Egnatias. Një pikë i ndan në kampionat dhe 180 minuta në kupë. Dy skuadrat duket se Europën do ta zgjidhin me njëri-tjetrin, duke qenë se pas mesjavës së Kupës përplasen edhe në kampionat, përpara se ta zgjidhin përfundimisht në 11 maj kur janë programuar ndeshjet e kthimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *