• |
ide | kryesore

Policia pranë identifikimit të vrasësit të Nikulajt, gjenden rrobat e dyshuara të autorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja autori



Policia e Lezhës është shumë pranë identifikimit të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë zhvillura kontrolle në Gjadër për vrasësin e Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Po ashtu mësohet se në sajë të këtyre kontrolleve janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë.

Rrobat të cilat janë sekuestruar, do çohen në laborator për ekzaminim.

Kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë. Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *