Sharon Osbourne ka qenë e hapur për procedurat e saj të ndryshme kozmetike ndër vite,por ka treguar se ka hequr dorë pas një incidenti.
Osbourne foli për gazetën The Sun për të kaluar nën thikë, duke përfshirë një filler të fytyrës në vitin 2021 që e bëri atë të dukej “si një ciklop”, siç i tha dikur Sunday Times.
“Tani më frikëson”, ka treguar personazhi televiziv për Sun. Osbourne shtoi se ndërsa u rrit ajo kuptoi: “Koha është kundër meje, nuk mund të bëj një ndryshim tjetër të fytyrës”. Duket se procedura e saj e fundit, për të cilën ajo tha për Sunday Times zgjati pesë orë e gjysmë dhe e bëri të ndihej “e tmerrshme”, ishte pika e fundit për Osbourne. ” I thashë kirrgut, ‘Duhet të jesh duke bërë shaka’. “Një sy ishte ndryshe nga tjetri.”
Ndërsa ajo nuk ishte e kënaqur me ndërhyrjen e saj të fundit, nëna e tre fëmijëve ka kaluar nëpër një sërë procedurash të tjera kozmetike gjatë viteve. “Nuk ka shumë gjëra që nuk i kam rregulluar, përmirësuar ose hequr fare,” shkroi Sharon në autobiografinë e saj të vitit 2013, “E pathyeshme”./Lapsi.al