• |
ide | kryesore

Skandali me rrugët, 14 milionë euro tendera për 800 m rrugë tek Unaza e Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Skandali



Thellohet skandali me punimet shtesë për lotin 3 të Unazës së Madhe për segmentin nga nënkalimi i Astirit deri tek Pallati me Shigjeta me kosto 4,2 milionë euro. Sipas dokumenteve teknikë të ARRSH-së, rezulton se projekti i parë që ka gllabëruar mbi 9 milion euro për rehabilitimin e vetëm 800 metra rrugë ka qenë gabim. Nga matjet e bëra ka rezultuar se sforcimet vepruese në tabanin e disa pjesëve e tejkalonin sforcimet e lejuara.

“Llogaritjet numerike të sforcimeve vepruese në tabanin e strukturave M1, M2, M3 dhe M4 (sikundër dhe në harmoni të plotë edhe për strukturën U0, U1, U2, U3, U4 për shkak të karakteristikave të njëjtë të shtresave si edhe për shkak të ngarkimit të njëjtë prej veprimeve të trafikut), të pasqyruara dhe të sqaruara në Aneksin 2 i cili është bashkangjitur këtij relacioni teknik dhe që konsiderohet si pjesë tërësore e tij, treguan që sforcimet vepruese mbi tabanin e jastëkut [themelit masiv] i tejkalonin sforcimet e lejuara”. 

Për të zgjidhur problemin, në relacionin Teknik pranohet se duhen themele më të thella se ato që janë ndërtuar deri tani.

Lexo më tej: Skenari hap pas hapi/ Si po planifikohet manipulimi i votës 

“Bazamenti nuk siguron aftësinë mbajtëse të kërkuar për përballimin e veprimeve dhe ngarkesave në ballina. Duhet të merret në konsideratë mbështetja e ballinës mbi themele të thella.

Pas vlerësimit dhe kontrollit numerik të sforcimeve në tabanin e themelit masiv, si edhe bazuar në klasën e rëndësisë së veprës, u vendos që strukturat të kenë themele të thella, që të transferohen me sukses të gjitha veprimet llogaritëse tek nën-shtresat me aftësi të lartë rezistuese.”

Aktualisht në lotin tre të këtij segmenti punimet po kryen nga kompania “Victoria Invest”, cila në fund të 2018 fitoi tenderin me një vlerë të majme prej 1,17 miliardë lekësh, ose mbi 9 milionë euro me kursin e atëhershëm valutor. Bashkë me faturën që shkon për qytetarët kosto e këtij segmenti prej më pak se 800 metra rrugë shkon në rreth 14 milion euro. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me projektim gabim të veprës që në fillim, apo thjesht ARRSH ka shpikur një pretekst për të dorovitur miliona euro të tjera gjatë fushatës elektorale. Në dy rastet kemi përgjegjësi penale të pastra për të cilat prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.



12 Comments

  1. Po direkt ..do gdhihet Spak, Dea, SHIK , do rrijn net pa gjum per te nxjerr te verten. Pikaaaaa Këtu ka shku per zhele cdo gje, popull mjeran

  2. Rruga duhet te kishte kushtu 80 milion euro qte behet tamam. Këtu hajnat po vjedhin per 10 breza. Por harroj n qe gjykimi do I behet nga Krijuesi dhe aty nuk ka korrupsion

  3. U ndeshkua njeri tek vjedhja e meparshme ku shkoje 1 km = 25 milion euro? Jo
    Athere pse te mos vjedhin perseri ? Kush do ti ndale ?
    Mungesa e rregullave te lojes , ndeshkueshmerise do bejne qe keto vjedhje sa vine e do te shtohen .

  4. Tani e kuptuan keta qe themeli duhej te ishte me i thelle ?
    Kush do i paguaje demet financiare tani ?
    Firma e projektimit ? Apo firma ndertuese nuk ka zbatuar projektin sic duhet ?
    Ne raste te tilla , cfare thote kontrata ? Kush e paguan demin ?
    Do kete ndone kallzim penal per ndonjerin ?

  5. Ne shume raste , heshtja vret me shume se plumbi . Skeni pare gje akoma .
    Po nuk ju kundervume ketij pushteti e kesaj klase politike te super basarduarish keq e mekq do te shkoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *