• |
ide | kryesore

Tjetër divorc në Hollywood

Paparazzi, Slider



Tjetër ndarje në showbizin botëror. Pas Taylor Swift, e cila i dha fund lidhjes 6-vjeçare, edhe këngëtarja e njohur Halsey është ndarë.
Këngëtarja e “Bad at Love” i dha fund lidhjes me të dashurin Alev Aydin, gati dy vjet pasi solli në jetë djalin Ender Ridley Aydin.
‘Eonline‘ raporton se Halsey paraqiti dokumentet ligjore më 5 prill për të kërkuar kujdestarinë e plotë fizike dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore të Ender. Madje, ajo ka kërkuar edhe shpenzime të përbashkëta me ish-partnerin.

Një burim tregon për E! Lajmi se ndarja është “miqësore” dhe thotë se yjet planifikojnë të qëndrojnë sërish bashkë për shkak të fëmijës.
“Halsey do të shkojë në turne këtë verë dhe planifikon të marrë edhe djalin me vete,” tha burimi për median e njohur.
Është e paqartë se kur u ndanë, por kujtojmë se dyshja festuan bashkë ditën e Shën Valentinit. Madje, Alev ndau një foto dhe shkroi: “Shën Valentini im i ëmbël, të dua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *