• |
ide | kryesore

Kripto rilindasit që sfilojnë si të pavarur

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin mediatik të kësaj fushate, me siguri qe ka venë re një anomali: tendencën për tu arratisur nga debati real në favor të temave abstrakte.

Kur dikush ngre çështjen se opozita reale është zhveshur nga të drejtat që i jep ligji ynë elektoral, del një “i pavarur” që dredhon duke u pergjigjur: “s’mund të flasin për ndershmëri vote Berisha dhe Meta”. 

Kur dikush përsërit faktin se PD-së i’u vodh vula, financimi, koha televizive dhe komisionerët, shfaqet një “neutral” që argumenton se Rama i bën këto ngaqëë kundërshtarët e tij të diskredituar, nuk kanë fuqi populloreë për ta ndalur.

Kur dikush këmbëngul se Këlliçi, Boçi apo Cara u privuan edhe nga e drejta për të pasur numërues që do garantojnë votat e tyre, kërcen një “asnjëanës” për të thënë se bandës së “non grata-ve” ia ka hequr fillin SHBA-ja.

LEXO ME TEJ:

Polemika/ Kush ka të drejtë për regjimin, Lubonja apo Kajsiu? 

Në fakt, po të shtrydhësh mesazhin e të gjithë këtyre kripto-rilindasve ai është i njëjtë me atë të Edi Ramës: “Mos e frenoni grykësinë time PËR PARA se do bini sërish në duart e Salut dhe Ilirit”. Ndonëse këta që janë në pushtet vjedhin Shqipërinë për të blerë vota dhe pastaj me këto para blejnë vota për të vazhduar grabitjen, ne duhet ta anashkalojmë këtë fakt sepse nuk duhet të kthehemi prapa në të shkuarën.

Ky adaptim me thirrjen e Ramës ka bërë që ata që kanë turp ta mbështesin publikisht, por që duan të luajnë me çdo çmim lojën e tij, të shndërrohen në kasapë të debatit publik. Ata nuk preferojnë kurrë të flasin për një temë konkrete, por nxitojnë të bërtasin “fajin e ka Saliu”. Ata nuk çuditen se si të vetmes forcë reale, që i ka nxjerrë rilindjes 61 kundër kandidatë, nuk i jepet as e drejta të ruajë dhe të mbrojë votën e saj.

Në vend të fakteve të ditës, në vend të komentimit të aktualitetit që degjeneron përditë, ata e arratisin debatin nga krimi i fundit që ka ndodhur tek profili moral i Berishës dhe Metës. Natyrisht këta të fundit janë larg se qeni ëngjëj. Në historinë e gjatë të masakrimit të zgjedhjeve shqiptare ata kanë lënë njollat e tyre të turpit. Në degradimin e pandalshëm të këtij vendi, ata kanë peshën e tyre të madhe. 

Por sot debati real nuk është se sa të njollosur janë lideri i demokratëve dhe ai i partisë së lirisë, po se përse këtyre: të këqinjve, të mbaruarve, të fundosurve, të braktisurve, Edi Rama e ka sërish të nevojshme tu bëjë hile dhe tu rrëmbejë atë që u japin zgjedhësit? Mos vallë shefi i qeverisë ka frikë se është  edhe më i urryer sesa ata që i quan “zora qore”? 

Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS

Duke shmangur këtë dilemë mbështetësit e kriptuar të rilindjes nuk i bëjnë dëm, ashtu sikurse pretendojnë, vetëm Berishës dhe Metës, por ata i shërbejnë shkallmimit të së drejtës së çdo votuesi shqiptar për të gjykuar i lirë dhe i padhunuar. Duke manipuluar me tezën 

se Saliu dhe Iliri janë e keqja më e madhe, ata shkallmojë parimin e shenjtë demokratik të të qenit të barabartë përballë rregullave dhe ligjeve të përbashkëta. 

Në thelb, konkluzioni i të gjithë atyre që luajnë këtë lojë është tepër i thjeshtë: Ata përligjin faktin se opozitës i duhen rrëmbyer votat e atyre që e pëlqejnë, sepse krerët e saj janë të pa pëlqyeshëm për Edi Ramën. 

Prandaj, sa herë ju ndodh që të shikoni në debatet e mbrëmjeve dikë që e çon bisedën nga pyetja se a i takon shumicës së demokratëve vula e PD-së, tek fakti se Saliu është non grata; nga shkeljet e kolegjit, KAS-it, KQZ-së, tek justifikimi se kështu e do aleati ynë i madh; nga fakti se a i takon Belindit, Luçianos apo Iglit të ruajnë votat që i kanë dhënë zgjedhësit, tek dredhimi se s’mund të kthehemi më mbrapa; pra sa herë dëgjoni të tilla pirueta duhet ta dini se keni të bëni me një kripto rilindas. Dhe në të vërtetë ata nuk e kanë as me Berishën, as me Metën, thjeshtë duan të vazhdojë të na sundojë dhe të na vjedhë idhulli i tyre.

©Lapsi.al

 



33 Comments

  1. Një analizë sa e saktë, aq edhe e bukur Andi Bushati, se na mbyti mediokriteti, sidomos në fushatën, “Mos shaj, por bjeri me top”, ku Rama, si Plaku Mere i Dritero Agollit, qëndron në ballë të tribusë mavi.

  2. Sido qe ta sperdredhesh fjalet e fjaline ne thelb Berisha ka vdekur politikisht. Sesht faji i shqiptareve qe ti per qefin tend deshe ta ngjallje te vdekurin. Pa dyshim qe politika shqiptare ka mentalitet mafjoz por Berisha ka qene kryemafjozi dhe tani mjetet qe ka perdor kunder te tjereve ata te tjeret po ja kthejne atij. Mafja keshtu fuksionon!

  3. Z. Bushati teoria juaj e se keqes me te vogel dhe asaj me te madhe nuk ka me kuptim pas 32 vitesh. E keqja eshte e keqe dhe do te prodhoje ate qe ka prodhuar keto 32 vite. Rama, Meta dhe Berisha por edhe Veliaj e Basha jane shume me te rendesishem per njeri tjetrin sesa mendoni ju (apo doni te na beni ne te besojme). Rreziku me i madh per keta njerez (dhe njekohesisht shpresa e vetme per ne) jane dhe do te jene partite e reja dhe lideret e rinj qe dalin nga keto. Sigurisht ata do te duhet te provohen, por vota qe i jepet partive te reja dhe ketu e kam fjalen per Nismen Thurje dhe Levizjen Bashke (jo per partite e ish-partiakeve) eshte nje bast me i mire per te ardhmen sesa vota per cilindo nga politikanet vjeter. Vetem nje gje eshte e sigurte: ndarja e pushtetit midis atyre qe e kane ndare ne keto 32 vite do te vazhdoje te prodhoje te njejten situate qe ka prodhuar ne keto 32 vite.

  4. Dhe kushedi sa paguhen për kriptoshërbimet që ata bëjnë.Dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur. Këta janë një plejadë “opinionistësh”që origjinën e tyre familjare e kanë të lidhur ngushtë me ish elitën e diktaturës.

  5. në PD do të plasë lufta civile. Këta i referohen luftës më të fundit ‘për vdekje’ të zhvilluar në 8 Janar 2022, ku pala e Berishës ‘me 40 hajdutë’ erdhi në selinë e Ushtrisë Popullore të Republikës së Shqipërisë, dhe i vuri flakën e kazmën. Nuk la mjet më primitiv në botë pa përdorur kundër ortakëve të tij në krye të PD. Sali Berisha nuk priste që dikush nga ‘armiqtë’ e ti të PD të mbetej gjallë pas asaj dite; por ikën liderët dhe mbeti zyra sot e kësaj dite e pushtuar.

  6. Mekatar per gjendjen mjerane dhe te çuditshme qe po kalojme , jemi te gjithe nga pak . Por pjesa me negative e ketij vendi jane ata analist “te pavarur” qe nga njera anae bejne analistin dhe nga ana tjeter marrin rrogat si keshilltar te hajduteve mavi . Jemi ne absurd , jetojme ne absurditet .

  7. Bashkimi ben fuqine e Ndryshimit!!! Partite e reja nuk japin garancite qe kerkohen. Nese Lubonja&co do krijonte nje Levizje ku alternativa e menyres se qeverisjes te rimendohet per Shqiperine dhe per shqiptaret, kudo qe jane, Ndoshta do kishim diçka te re. Per momentin, duhet te luajme me ato çka kemi, dhe elita e vertete tregon dhe pohon per zgjedhjen e Rotacionit, parim qe menduam se e kishim fituar, ku pushteti nderron duar pas dy mandatesh. Pra, me te barazlarguarit, te ashtuquajtur elite, kemi perqafimin e qeverisjes si regjim, pra dhe KTHIM MBRAPA. QED

  8. Shkrimi eshte siperfaqesor ne kete rriumpallhone qe eshte shqiperia.
    Saliut po i perseriten gjerat qe ka mbjellur vehte por ne disfavor.
    Nuk ka asfalt,balte apo uje qe Meta -Berisha mos ta kene bere corap per interesat e tyre private,
    Rama eshte njelloj ose me i avancuar,as jep llogari,as pyet njeri-thjesht me lini te vjedh me mire.
    Tema eshte kaq e gjere sa ne nuk e zgjidhim dot dhe prandaj ikin te gjithe.
    Pse do merremi me dokrat e ketyre qe e lane vendin pa date krijimi,pa date clirimi,pa asgje.
    Shtet koti.

  9. Kjo historia e padrejtesise qe po i behet Sales, Bushat, eshte si puna e atij qe u nda nga gruja, filloi te bashkjetonte me dashnoren, e ankohej pse ligji nuk ja njihte kete te rene per gru, nderkohe qe gjithe lagjia e degjonte qe ky e pallonte nate per nate ne krevat!

    Nuk te ka faj as ligji e as gjykata Bushat, nqs s’je nda “ligjerisht” nga gruja!
    Ska faj gjykata, qe Sala ja la vulen Lulkes e ne vend qe ta zgjidhte ket pune me instancat e partise, organizoi forume paralele. Nuk ka faj as gjykata as amerikani e asnje tjeter nqs keta vete e kane lidhur sistemin e financimit te partive dhe kontrollin e votave me rezultatin e zgjedhjeve te meparshme.

    Tani, ti mund te dalesh te pallosh dashnoren dhe ne mes te sheshit, po po s’u ndave dot nga gruja ne gjykate, kete te rene nuk t’a njeh njeri.

  10. Nga shkopi kundër demokratëve tek prehëri i Berishës/ Ku do të strehohen në të ardhmen kushëriri i Metës, Ervin Salianji dhe Fisniku i tij në Kavajë?O Arb bushati eshte nje nga ata qe merr para nga shkelzeni e ka pranuar dhe vete dhe ti per kete e ke fjalen besoj

  11. FJALE, FJALE ZOTERI, SHPIFNI, SHPIFNI SE DICKA MBETET. KJO ESHTE METODOLOGJIA BASTARDE E KULISHEVE QE KA LESHUAR RAMA.. PSE NUK THATE NJE HERE PER VJEDHJET MONSTRUOZE QE KANE BERE KETA KRYE MAFIOZET E PUSHTETIT QE JANE TE PA LLOGARITESHME, E QE I KUSHTON E DO I KUSHTOI KETIJ POPULLI. KETE, E KETO FAKTE UA KANE THENE VENDET QE JU KRENOHENI DHE E VENDOSNI SI BARIKADE NDAJ OPOZITES, DHE KENI KURAJE E GUXIM QE TU DELNI VOTUESVE DUKE I MASHTRUAR ME HIPOKRIZINE QE JU KARAKTERIZON.PA NGOPESIA E KETIJ PUSHTETI ME TURMEN QE MBAJNE BISHTAT E LOPATES, APO LEGENAT E OTURAKET E IDIOTIT RAMA NGA PAS, JANE ZORRAXHINJTE E KRIMBAT E GJERIZIT RILINDAS, ME PREJARDHERIE KODOSHESH.

  12. pati deklaruar se do të priste vendimin e gjyqit në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sali Berisha ka kontraktuar së fundmi lobistin Charlie Black për të hetuar shpalljen e tij “nongrata”.

    Ajo që bie në sy është pikërisht zgjedhja e Berishës, duke ia besuar lobimin një personazhi të njohur për shërbimet e tij ndaj tiranëve më mizorë të botës.

    Në vitin 1980 Charlie Black bashkëthemeloi firmën lobuese me bazë në Uashington (BMSK).
    Kështu, gjatë administratës së Reganit, presidenti i atëhershëm i Filipineve, Ferdinand Marcos ishte një nga klientët e Black.O xixa qe te jane erresuar syte nga byreku me gjize shko vertetoje dhe do te dale ashtu si them une por babalja shperblehet nga salih metaj do ta hedhin ne kanal

  13. Berisha shpërbleu me post drejtori Haki Hoxhën, i kallëzuar për vrasjen e 4 vëllezërve Haklaj! Pjesë e grupit edhe Lumneshi, transaksione me Shkëlzenin

  14. Edi Rama pasi kapi PS,dhe me ndihmen e Ilir Meta kapi Shqiperine, iu deshen pak kohe per te kapur gjithe pushtetet perfshire Gjyqesorin. Ajo cka eshte tronditese ne fakt eshte qe kapjen e plote te shtetit Rama dhe organizata korruptokrate e tij e realizoi permes bashkepunimit me agjente te huaj dhe per fat te keq kryesisht ata te SHBAve. Kupto, duke filluar nga ambasadori ne Tirane e deri tek kreu i lokal i FBI ne New York. Eksperimenti amerikan ne Ballkan per instalim te opozitave apo elitave preferenciale politike deshtoi turpshem. Por kancerin qe leshuan tashme e lane pa fre dhe gjasat jane negative, sa kohe lufta ne Ukrahine vazhdon dhe vende te tilla te deshtuara ku ata eksperimentojne si Shqiperia, jane thjesht nje memo me tre rreshta. Enver Hoxha nuk ishte komunist, as socialist, ai ishte nje ndyresire njerzore i etur per pushtet qe kapi nje host dhe shfrytezoi per 40 vjet. Pasardhesi i tij sot eshte Edi Rama por 1000 fish me i lig e i ndyre.

  15. “SHBA është fuqi kolonialiste”, intervista e Berishës për TV iranian, arsyeja e shpalljes non-grata?!Mos u mer me enverin se salihu te shkerdhen fisin o Ura shpellkar e debatikas i salihut enveri dhe salihu kane qendruar ne pushtet vetem se kane qene te zote per ti vrare burgosur e kercenuar kundershtaret e tyre

  16. ”Saliu planifikoi vrasjen e Shkëlqimit sepse Tropoja po dilte jashtë komandës së tij”, dëshmia e Zylfie Haklajt për konfliktin me familjen Hoxha: Fatmiri qëlloi Hakiun

  17. Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Paneli i Turpit, nuk ke ndryshim nga Enveri, “hiq intelektualët dhe mblidh injorantët”

  18. KODOSHE, MOS KUJTONI SE ME KETO RROMUZE, SHPIFJE E KRIJESA BODRUMI KOPILESH, SOT KRIMBA TE SEKTIT, DONI E BARAZONI KRIMINELIN HOXHA ME BERISHEN. E PARA ESHTE SE JU, BABALLARET TUAJ, TEOLOGET KUQALE QE KRIJUAN BRENDA NJE ORE PARTINE E RE, OSW TRANSFORMUAN EMERIN,POR GJAKUN ME.ORIEN, E AMANETIN E ENVERIT E TRASHEGUAN SOT E KESAJ DITE POR ME NJE NDRYSHIM,,,, NEN LEKUREN E DELES, FSHEHIN TINEZITE E MASKARALLEKUN E TE KALUARES SE TYRE, DHE BEMAT E SOTME TE PA PARA.JU JENI BERE PATLLAKJA E RAMES PER TE GODITUR DEMOKRACINE ME FILOZOFINE SE GJOJA JENI RILINDUR, POR RRENJET E GJAKUN E KENI NGA PUSHTET KO.MUNIST .VERTETIMIN E KENI NE TE TEREN E KETIJ PUSHTETI QE ESHTE ORGANIKISHT ME TRASHEGIMTARE. PRANDAJ MOS LEHNI SHU.E JASHT KOTECIT, POR HANI NJERI TJETRIN TE TREGOHENI BESNIKE TE IDIOTIT QE KENI NE KRYE. NJE PYETJE KESHTU KOTI,,,, DHE SA KOHE DONI QE TIA QITERNI FUNDIN KETIJ POPULLI ME QE NA SHITENI SI PUNETORE E PERPARIMTARE, SHQIP,,,, DO VIDHNI, DO SHTONI DROGEN, POPULLIN TA RRIPNI E JU TE NA RRONI. PRA FARA TUAJ BUTAKE POR ME HELM TE SHEQEROSUR VAZHDO E HIDHET NEPER POPULL SE IA KENI GJETUR ZEMREKUN. HARRAMI ASNJI HERE NUK KA PER TU ZENE VEND, ANDAJ CDO HAK NE POPULL,,,JU ZENTE GRYKEN, KURRE HAIR MOS PACI NE JETEN TUAJ E ATYRE QE LENI PAS. KJO DO JETE SHPAGIMI.

  19. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’.
    Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës.O mbajtesi i shishes se shurres salihut Xixa,salihu eshte pjella e enverit e dergoje dhe ne France krimininelin serb salih,por dhe ti je nje krijese e prodhuar ne laboratorin e salihut

  20. Këlliçi u përpoq sot të tallej me një qytetar, i cili e telefonoi live në emisionin e mëngjesit në Syri Tv dhe lavdëroi punët e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    I kapur keq se si ishte e mundur që një telefonues kishte kaluar sitën e regjisë dhe po fliste mirë për Veliajn, Këlliçi u mundua ta bullizojë atë me pyetje cinike dhe arrogante. Por, qytetari vijoi në të tijën kur tha se shkolla e re “Qazim Turdiu”, e ndërtuar nga Veliaj, ishte ndërtuar e re me ngrohje dhe ndërkohë, ka parë shumë pemë të mbjella në qytet.

  21. Në kallëzimin e dorëzuar nga SPAK, Zylfe dhe Muharrem Haklaj padisin 16 persona, mes të cilëve edhe Sali Berishën. Sipas padisë, Berisha ka udhëhequr bandën e armatosur të fisit Hoxha, që ka organizuar vrasjet e Fatmir Haklajt dhe tre vëllezërve të tij.

    Kallëzuesit thonë se i kanë vënë prokurorisë së posaçme në dispozicion shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë, të cilët provojnë tej çdo dyshimi se kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, kanë kryer akte terroristë.

  22. Për trafikun e naftës me Milosheviçin në fillim ka fajësuar fshatarët shqiptarë që kalonin naftën me bidonë, pastaj ka pranuar se ka bërë marrëveshje me ish- presidentin e Malit të Zi, Bulatoviqin, pastaj ka shpikur se ka qenë nevoja e liderëve të Kosovës për naftë për bujqësi, ndërkohë që nafta shkonte në Mal të Zi dhe Kosova qe e pushtuar, e kështu me radhë.

    Për firmat piramidale ka akuzuar mafien italiane, mafien greke, BERZH, FMN, Bankën Botërore etj.

  23. Je nje deshtak And!

    Jo vetem ke luajtur ne preherin e Enverit, por paske patur edhe nje baba kriminel, (sipas opinionit te nje drejtuese te Big Brother Fan Club, babain e se ciles babai yt e paska persekutuar).

    Turp!

  24. E ti je kopil i ngjizur në koperativë po me më shum prtsona se mamanë e ke pas lavird ql ështl shklrdhyr para dhe pas mor komentues i orës00:31

  25. Krypto trutë e Bushatit që po vdes të na servirë një përson që e ka etiketuar po vetë si kriminel, vrasës dhe të korrputuar në palcë.

  26. Analizat e politikës aktuale në Shqipërinë e sotme, janë tërësisht sa hipokrite, aq edhe naive nëse nuk analizohet historia e Shqipërisë që nga viti 1944 kur në pushtet erdhi “kriptokomunisti” Enver Hoxha, i përzgjedhur nga partia komuniste jugosllave.
    E cilësoj Hoxhën si “kriptokomunist” sepse në fakt ai nuk ja kishte fare idenë e komunizmit marksist që ndonëse ishte një fillozofi e dështuar utopike, në themel të asaj fillozofie kishte barazinë sociale e mirqenien për të gjithë.
    Që nga viti 1945 e deri në vitin 1992, në Shqipëri , Enver Hoxha instaloi në Shqipëri diktaturën më të egër komuniste të modelit stalinist monist, duke injoruar të drejtat elementare të njeriut, mohimin e pronës dhe të mendimit deri sa arriti në izolimin e plotë të vendit tonë nga gjithë bota, si nga perëndimi edhe nga lindja, vetëm për të përmbushur interesin personal të pushtetit të pakufishëm të një njeriu, aventurier , të pa arsimuar me prirje kriminale diktatoriale.
    Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë , që e flaku tej diktaturën komuniste staliniste në vitin 1992.
    Po përmend këtë vit pasi në fakt nga ky vit Shqipëria u çlirua nga udhëheqja një partiake komuniste e kaloi në “pluralizëm”.
    Përse e kam futur fjalën pluralizëm në thojza ?
    Sepse në fakt edhe krerët e partisë “opozitare” demokratike ishin intelektualë të formuar në ideollogjinë komuniste.
    “Lideri historikdemokrat” Sali Berisha, ndonëse vinte nga Tropoja, një krahinë nga më të persekutuarat e diktaturs enveriste, ka qenë për mbi dy dekada antar i PPSH.
    Lideri tjetër Gramoz Pashko,, ndonëse një intelektual ekonomist që kishte filluar të kuptojë se ekonomia e modelit enverist kishte dështuar plotësisht, ishte i biri i Josif Pashkos, një ish kryeprokuror i kohës së diktaturës e lidhjet e tij të interesit i kishte familjare e shoqërore me komunistët.
    Dy forcat historike politike antikomuniste, Balli Kombëtar e Legaliteti por edhe intelektuale antikomunistë të arsimuar në Europë, jo vetëm që u privuan nga çdo e drejtë politike e humane, por gjatë 5 dekadave të terrorit enverist, pothuajse u zhdukën fare fizikisht apo emigruan në perëndim.
    Është kjo arsyeja që me ardhjen e sistemit “demokratik pluralist” në Shqipëri, dy partitë e vjetra antikomuniste nuk arritën dot të krijonin një opozitë të fuqishme, e Shqipëria zgjodhi në 1992 PD me intelektualë të formuar në propogandat e realizmit socialist e PP ndroi emrin në një “parti socialiste” gjoja europianiste.
    Për fat të keq , një pjesë e madhe e mender me thënë “anal-istëve” bij e nipër të kupolës diktatoriale komuniste që akoma edhe sot vazhdojnë të mbizotërojnë tregun mediatik, për të kamufluar idetë e tyre të majta , abuzojnë me përgjithësimet se edhe perëndimi përkrah socialistët shqiptarë.
    Sigurisht që edhe në perëndim vazhdohet të militojnë forcat politike të majta socialiste në ndeshje me partitë e djathta, por veç disa grupimeve të vogla majtiste ekstreme që nuk ngrejnë asnjë peshë në pluralizmin perëndimor, partitë e tjera socialiste e kanë pranuar sistemin kapitalist si një sistem që ka sjellë një zhvillim të madh social, kulturor e veçanërisht ekonomik.
    “Analistët” majtistë shqiptarë, krahas demonizimit të së djathtës së çartur shqiptare, nuk ja falin Edi Ramës që ka sjellë në Shqipëri modelin kriminal të fillimeve të kapitalizmit të egër të perëndimit e veçanërisht të lidhjeve të tij me “imperializmin anglo-amerikan”, duke haruar se ai është një personazh politik i afërt me Enverin sa i takon formimit ideollogjik e që të dy si lejtmotiv të jetës së tyre kanë pasur e kanë pushtetin e pakufishëm personal.

  27. I shtoj komentit të mësipërm faktin se analistët mëngjërashë, në vënd që të kërkojnë zgjidhjen e një ballance politike pluraliste të vërtetë, që në Shqipëri të krijohet një parti e fuqishme e djathtë moderne, bëjnë thirrje për krijimin e partive të tjera të majta të modelit të qorrave

  28. Sali Berisha e kandidoi fillimisht Rustem Gjatën si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

    Promovimi i një figure të tillë në poste kaq të larta bie ndesh me retorikën publike të Berishës, se po luftonte xhelatët e komunizmit.

    Edhe sot pas 30 vjetësh, e vërteta është se Berisha nuk është distancuar nga Rustem Gjata, por përkundrazi, ka vijuar edhe të mbështesë të birin, Çlirimin, të bëjë karrierë në Partinë Demokratike.

  29. foto zbardh lidhjen e Metës me personazhe si Miliad Lopa dhe dijenitë e plota të Metës mbi falsitetin e plotë të shpifjeve të qëllimshme që ka sajuar pinguini i tij mediatik Vojo Bregu.

    Kjo foto është mëse e mjaftueshme, që investimi i Vojo Bregut me Piranjat të hidhet në erë, duke e ekspozuar jo vetëm si një emision tërësisht në shërbim të Ilir Metës, por edhe si një fole diletantësh që i bëjnë dëm vetes dhe padronit të tyre Ilir Meta shumë se kundërshtarit politik.

  30. Një raport për 17 ditët e fushatës, pra deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytur në televizione jo vetëm Alibeajn, por dhe vetë Edi Ramën. Një parti që juridikisht nuk egziston, mbizotëron sot në kohën televizive të fushatës, si të ishte viti 2012 kur Berisha ishte kryeminister.
    Kandidatët e Foltores janë shumë herë më prezent në media, të cilat kanë transmetuar aktivitet e “Foltores”, tre herë më shumë se aktivitetet e Alibeajt.

    Dhe pastaj thonë se mediat kontrollohen nga Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *