• |
ide | kryesore

Mediat e Portugalisë shkruajnë për Ruben Saraiva, ekzekutorin e Ardian Nikulaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Saraiva motor



Për vrasjen biznesmenit Ardian Nikukaj dhe përfshirjen në këtë ngjarje të 5 shtetasve të huaj kanë shkuar edhe mediat portugeze. Gazeta portugeze “Correio da Manhã” raporton për identifikimin e vrasësit të biznesmenit, i cili është një shtetas nga Portugalia i identifikuar nga Policia Shqiptare si Ruben Saraiva.

“Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”. Me këtë titull e hap artikullin kjo media.

“Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni. Krimi ndodhi 1 javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, 4 britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”, vijon raportimin gazeta “Correio da Manhã”.

Ekzekutori Ruben Saraiva hyri i qetë brenda restorantit të Ardian Nikulajt dhe e qëlloi nga afër me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas vrasjes, grupi prej 6 personash i autorëve të dyshuar është larguar nga Shqipëria.



2 Comments

  1. Jam Sali Berisha unë, o budallenj” liderit të Foltores nuk i ka mbetur shumë për të thënë veç gënjeshtrave. Halli që ka Berisha për t’i thënë këto gënjeshtra në adresa të Ilir Rusmalit e bën të qartë edhe lëvizjen e tij të ardhshme. Berisha e ka gjetur edhe fajtorin për humbjen e tij. Ai quhet Ilir Rusmali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *