• |
ide | kryesore

Protestuesit francez nuk kursejnë as “Festivalin e Kanës”

Paparazzi, Slider



Zemërimi i qytetarëve francezë ndaj qeverisë nuk është zbehur aspak. Përkundrazi!

Bllokim rrugësh, përplasje me policinë, paralizë e jetës në Paris apo deri tek sulmi i selisë së LV në kryeqytetin francez, njerëzit në Francë po i bëjnë të gjitha.

Madje tani mendojnë të “prekin” edhe një nga eventet kulturore më të rëndësishme të kinemasë së tyre dhe të gjithë botës, Festivalin e Kanës.

Sindikata franceze e energjisë në një deklaratë së fundmi ka kërcënuar me ndërprerje të energjisë elektrike në ngjarjet e mëdha kulturore dhe sportive, përfshirë këtu edhe Festivalin e famshëm të Filmit.

Pse po protestohet në Francë?

Francezët janë ngritur kundër një propozimi të qeverisë për të rritur moshën minimale të pensionit nga 62 në 64 vjeç. Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se shumica e francezëve nuk e miratojnë planin e Macron për të rritur moshën e daljes në pension me dy vite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *