• |
ide | kryesore

Trendi i ri i Tik Tok lidhet me kontraceptivët

-Instant, F1, Paparazzi
Trendi



Nën emrin ““getting off birth control””, që përkthyer do të thotë “ndalo përdorimin e kontraceptivëve”, është hashtag-u i ri i cili, me mbi 7 milionë shikime, wshtw kthyer viral në TikTok. Duke iu referuar kryesisht përdorimit të pilulës kontraceptive, ky trend i ri synon të listojë të gjitha avantazhet që rrjedhin nga mosmarrja e ilaçit dhe ndër të tjera janë postuar edhe disa video të cilat listojnë të gjitha anët negative të pilulës.

Shumë vajza, në fakt, pasi e kanë ndërprerë, përshkruajnë emocionet e tyre gjatë marrjes së tij, duke treguar se kanë zbuluar se kjo e fundit ka kontribuar për t’i bërë ato të ndihen “më të shëmtuara”, “të paaftë për të kontrolluar peshën e tyre”, “të pakënaqur” ose “të dëshpëruar”. “. Për më tepër, disa nga videot e pranishme në internet dhe që lidhen me temën trajtojnë edhe çështjen e shëndetit mendor që lidhet me marrjen e pilulës kontraceptive, ndërsa ka edhe nga ata që “rekomandojnë” disa opsione të tjera për rregullimin e kontrollit të lindjes pa “efekte anësore”.

Megjithatë, kjo prirje, siç ndodh shpesh, ka ndikuar në ngjalljen e një shqetësimi të madh te mjekët, të cilët, për rrjedhojë, kanë shprehur mëdyshjen e tyre lidhur me rreziqet e trendit të ri dhe shumë të promovuar “kthimin në metodat më natyrale”.

Siç nënvizohet edhe nga “Daily Mail”, në fakt, shumë nga gratë që po ndërpresin përdorimin e pilulës do të riktheheshin për t’u mbështetur në metoda të tilla si aplikacione të afta për të gjurmuar ciklin e tyre dhe për të monitoruar temperaturën e tyre për të përcaktuar ditët e tyre më pjellore. Këto zgjidhje, siç raportohet, nuk përfaqësojnë një metodë shkencore 100% të sigurt ose të krahasueshme me përdorimin e kontraceptivëve, aq sa duket se tashmë ka shumë shtatzëni të padëshiruara të raportuara pas përdorimit të aplikacioneve dhe metodave të thjeshta “natyrale”.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *