• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shkëmbi masiv bie në rrugë, rikthehet frika në Torovicë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasditen kësaj të premteje një shkëmb masiv është rrëzuar nga mali në Torovicë të Lezhës duke rënë pranë zonës së banuar. Për fat të mirë shkëmbi nuk shkaktoi dëme, por rënia e gurëve nga shpati i malit në këtë zonë është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm.

Zona është shpyllëzuar dhe shumë shkëmbinj janë vënë në lëvizje. Pak vite më parë, rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi në këtë zonë. Ai ra mbi një makinë ku udhëtonin një familje dhe për pasojë 3 persona humbën jetën. Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa zona problematike për të cilat është kërkuar që të ndërhyhet, por ende nuk është bërë asgjë.

Forcat xheniere dhe ato të Emergjencave Civile bënë një kontroll të zonës në vitin 2017, por nuk u mor asnjë masë. Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar dhe se frika është e vazhdueshme për ta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *