• |
ide | kryesore

“Penalltia? Nuk dua të flas, më lini të qetë”: Colella bezdiset nga pyetjet pavarësisht fitores, Kapllani pranon humbjen

-Instant, Sport
Colella



“Presion ndaj Tiranës? Nuk më intereson. Ne fitojmë dhe Tirana të bëj atë që do të bëjë. Boll me këtë! Ne ecim para, bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë ndeshje për ndeshje, mundohemi të fitojmë”. Giovanni Colella është dukshëm nervoz në këtë fazë të kampionatit, pavarësisht tendencës për tu treguar indiferent. Partizani i tij pas fitores 1-2 me Erzenin është afruar në -2 nga Tirana, që nuk po gabon asgjë. Në këtë pikë italiani sheh vetëm punët e tij. “Skuadra bëri atë që duhej të bënte, si gjithmonë, disa herë mirë e disa herë keq, bëri atë që duhej të bënte. Bëri një ndeshje të mirë në përgjithësi. Nëse nuk gabohem, në 12 ndeshjet e fundit kemi humbur vetëm 1, kemi humbur vetëm me Laçin, pikë! Vazhdimësia është. Pastaj në Laç e patë të gjithë se si shkoi ndaj vazhdimësinë që na kërkohet po e bëjmë”.

Në fund edhe një tjetër konstatim, përkundër faktit që u pa në tribunën e Loro Boricit për të ndjekur Klasiken e bardhebluve me Vllazninë: “A do e shoh Tiranën nesër? Jo, absolutisht jo, nuk dua të inatosem”, përfundoi Colella.

Lexo më tej: Video/ Me 10 lojtarë Partizani triumfon në Niko Dovana: penalltia e Kahrimanovic nuk shpëton dot Erzenin

KAPLLANI: NUK ËSHTË DRAMË TË FITOJË PARTIZANI

“Mendoj që nuk është dramë që të fitojë Partizani. Të vjen keq për mënyrën si humbasim. Më vjen keq ta them, por ka qenë një moment i dyshimtë te rasti i Kadriut. mund të merrte rrjedhë tjetër ndeshje. Çunat pas disa ndeshjeve jo të mira, sot kemi qenë gati të barabartë me Partizanin, prisnim diçka më tepër se kjo humbje 2-1”. Xhevahir Kapllani, trajneri i Erzenit, mundohet të ruajë qetësinë pas ndeshjes së gjashtë pa fitore të të tijve. Shijakasit tani janë gjithnjë e më të rrezikuar nga zona playout, edhe pse sezoni nisi në mënyrë fantastike për ta. “Mendoj që skuadra sot në krahasim me ndeshjet e fundit, ka qenë më e qartë për atë çka kishim dhënë detyrat. Më vjen shumë keq për mos përqendrimin. Në momentin që po shkonim mirë, ndëshkohemi përsëri. Meritonim diçka më tepër. Partizani është i kuotuar për kampion. Ne duhet të rikuperojmë sa më shpejtë lojtarët dhe të vazhdojmë luftën që kemi nisur që në fillim, për të mbijetuar. Shpresojmë shumë te kjo skuadër”, u shpreh Kapllani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *