• |
ide | kryesore

“Duan të dalin një kundër një e të tregojnë aftësitë e tyre”: Hallaçi kritikon lojtarët e tij, Martini “arritëm qëllimin”

-Instant, Sport
Hallaçi



“Kishim menduar që të merrnim fitoren, tentuam në këtë gjitha mënyrat. Dolëm në fund me dy sulmues por nuk ia dolëm të realizonim shanset. U afruam, por përsëri vuajtëm te finalizimi”. Rrahman Hallaçi sheh për të panumërtën ndeshje të penalizohet nga paftësia para porte e lojtarëve të tij. Kundër Teutës u mbyll 0-0 dhe ky rezultat e la Kukësin në zonën playout. “Skuadra sulmoi, duke ditur presionin për një fitore, por duhej edhe të mbroheshim mirë, se do të ishte fatale. Tentuam nga krahët, por nuk po arrijmë të bëjmë diferencën. Kërkojnë që të dalin një kundër një e tregojnë aftësitë e tyre. Po vuajmë shumë, por nuk jemi dorëzuar. Do të tentojmë deri në fund dhe kam besimin e plotë që Kukësin do ta shpëtojmë nga rënia”, tha Hallaçi.

Tekniku më pas ka komentuar edhe ndryshimet në formacion, që i befasuan të gjithë: “Shihej pak lodhje dhe rotacioni ishte mbi këtë gjë – shpjegoi Hallaçi -. Lojtarët janë të bllokuar edhe nga tensioni i rezultateve që priten nga drejtuesit. Por nuk ka asgjë, asnjë keqkuptim me lojtarët. Me Partizanin do kujdes. U thashë që nuk kemi luksin të bëjmë rotacione të plota nga ndeshja në ndeshje se fundi është pak i vështirë. Do bëjmë nga pak, sidomos për pjesën kryesore të lojtarëve që i kanë bërë të gjitha ndeshjet”.

Lexo më tej: Video/ Shtylla e gafat e Basa e Barbosa dënojnë Kukësin: reziston 0-0 Teuta, Hallaçi në telashe

MARTINI: “E KISHIM PËRGATITUR TË MOS MUNDESHIM”

“Duke pasur parasysh ndryshimet e dëmtimet, e kishim përgatitur që të mos mundeshim. Ne i patëm mundësitë tona, në pjesën e dytë Kukësi kishte raste më të pastra por ne u mbrojtëm mirë. Jam i kënaqur me një pikë pasi në këto momente është shumë e rëndësishme”. Edi Martini e ka të qartë rëndësinë e barazimit të marrë në Kukës. 0-0 kundër një rivali direkt për mbijetesën, në shtëpinë e tyre e, për më tepër, me shumë lojtarë që sakrifikuan. “Ne sot kemi ardhur me probleme. Kotobelli u kthye në fushë, sakrifikoi në këto momente po e ndjeu sot përsëri këmbën. U fut Goxhaj edhe pse jo në gjendje optimale, ka ego dhe jep gjithçka për ekipin. Karabeci ishte i dëmtuar, mungonte Vila e Gjinollari. Gruda u fut të sakrifikonte për ekipin, e pashë që nuk kishte mundësi dhe e ndërruam përsëri. Këto mungesa dhe gjendja mendore jo e mirë, na vuri në vështirësi të mëdha. Djemtë treguan karakter, në fund jam i kënaqur me një pikë edhe pse në fund mund ta fitonim ndeshjen”, tha Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *