• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët pallati te “Myslym Shyri”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfshihet nga flakët një pallat te “Myslym Shyri” në kryeqytet. JOQ ka ndarë pamjet nga zjarri i madh që ka përfshirë pallatin dhe tymin që ka pushtuar zonën. Qytetarja denoncon se pallati i përfshirë nga zjarri është i vjetër, teksa shton se banorët të panikosur, po kërkojnë ndihmë.

Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, gjë që ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja, teksa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *