• |
ide | kryesore

“Të gjorët britanikë janë keq”/ The Independent, jehonë deklaratave të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Indipendent



Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Delphi në Greqi kanë bërë menjëherë xhiron e medieve britanike. E përditshmja “The Independent” citon se si Rama e konsideroi Britaninë e Madhe “në një pozicion të keq” dhe që “tregon muskujt” para shqiptarëve. Gazeta citon se Rama i konsideroi marrëdhëniet mes dy vendeve në pozitën e tyre më të ulët dhe se sipas kryeministrit shqiptar, Britania e Madhe duhet të vendosë një sistem vizash njëlloj si gjermania.

SHKRIMI I PLOTE

Kryeministri shqiptar thotë se Britania e Madhe në një ‘pozicion të keq’ dhe ka një ‘krizë nervore’ për emigracionin

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Britania është në një “moment të keq” lidhur me krizën e migracionit në Kanalin e La Manshit saqë ministrat e qeverisë (britanike) po fajësojnë vendin e tij “që të ndihen sikur kanë ende muskuj”. Edi Rama tha në forumin ekonomik të Delphi në Greqi se mendon se Britania është duke pësuar një “krizë nervore” për emigracionin.

“Ata janë në një moment kaq të keq… të gjorët britanikë, sa u duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende muskuj”, tha Rama.

“Nuk ka problem. Ne kemi një respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe kulturën britanike, kështu që ne do të durojmë me ta derisa ata të kenë kapërcyer këtë situatë. Ne mendonim: “Uau, britanikët po flasin keq për ne”. Po çfarë doli? Nuk është problemi ynë. Është problemi i tyre”.

Z. Rama shtoi: “Ne kemi luftuar kundër [retorikës së përdorur kundër qytetarëve të tij] dhe tani shohim se ata janë qetësuar pak. Por ata po kalojnë një krizë nervore si vend, kështu që ne duhet t’i kuptojmë ata. Nuk është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë. Ne duhet t’i kuptojmë ata. Ata kanë humbur shumë pika referimi dhe janë vërtet në një moment të keq, të keq.”

Mbretëria e Bashkuar përballet me një grumbull prej 140 mijë çështjesh në sistemin e saj të azilit, të cilin ministrat e kanë pranuar se është “i prishur”. Muajin e kaluar, zoti Rama kritikoi mënyrën “e turpshme” se si Suella Braverman kishte veçuar së fundmi emigrantët nga vendi i tij, pasi sekretarja e brendshme iu referua “kriminelëve shqiptarë” gjatë fjalimit në parlament.

Ministrja e kabinetit tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, sepse ata vijnë nga një “vend i sigurt”. Zoti Rama që tha se mosmarrëveshja shënoi një “pikë shumë të ulët” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më herët këtë javë, zonja Braverman tha se emigrantët që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla kanë vlera “në kundërshtim” me normat britanike dhe janë të lidhur me “nivele të larta të kriminalitetit”.

“Unë mendoj se njerëzit që vijnë këtu ilegalisht posedojnë vlera, të cilat janë në kundërshtim me vendin tonë,” tha ajo. “Ne po shohim nivele të rritura të kriminalitetit kur lidhen me njerëzit që kanë ardhur me varka, lidhur me tregtimin e drogës, shfrytëzimin, prostitucionin.

“Ka sfida reale, të cilat shkojnë përtej çështjes së migrimit të njerëzve që vijnë këtu ilegalisht. Ne duhet të sigurohemi që t’u japim fund kalimeve me varka.”

Projekt-ligji i migracionit të paligjshëm, i cili ka kaluar në Dhomën e Deputetëve do të ndryshojë ligjin në mënyrë që ata që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe më pas do të largohen menjëherë, ose në vendin e tyre ose në një vend të tretë si Ruanda.

Projektligji u sulmua nga kritikët, duke përfshirë konservator, Sir Bob Neill, i cili tha se dështimet e Home Office janë fajtorë për krizën e varkave të vogla. I pyetur nga “GB News” nëse reforma e këtij projektligji do të funksionojnë, Sir Bob tha: “Unë nuk jam i bindur që do të funksionojnë. Një theks i madh i është vënë ndryshimit të ligjit dhe zgjidhjeve legjislative. Nuk mendoj se këtu qëndron çështja.

Problemi i vërtetë është se sistemi nuk funksionon mjaftueshëm me efikasitet. Ne nuk po marrim një sistem ku njerëzit që hyjnë, potencialisht në mënyrë të paligjshme, dërgohen përmes gjykatës së imigracionit dhe sistemit të azilit mjaft shpejt. Dështimet administrative të Home Office janë fajtore. Kjo ka ndodhur nën ministrat e brendshëm të njëpasnjëshëm që kanë kaluar vite më parë. Zyra e Brendshme nuk është efikase.”

Në forumin ekonomik të Delphi, Rama tha se dëshiron që Britania të miratojë një sistem si ai në Gjermani, i cili do të lejojë viza për shqiptarët që mbërrijnë për punë të caktuara. Ky model do të dëbonte këdo që mbërrinte ilegalisht. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka në plan të ndryshojë pozicionin e saj, e cila aktualisht sheh një sistem të bazuar në pikë për imigracionin. ©The Independent, LAPSI.al



10 Comments

  1. Kapadaillëqet e skizofrenis së këtij injoranti alabak , që i jep mënd gjithë botës , i vuajnë shqiptarët dhe nuk bëhet fjalë për ata brenda vendit që i “punon” në çdo orë të ditës e natës , por i është vërsulur edhe atyre fakirëve që kanë marrë arratinë nga ky mostër . Dhe gjithë këtë e bën me plan , që ata që kanë ikur të mos duan të kthehen më , por edhe ata të mbeturit të kërkojnë të marrin arratinë . Dërdëllis tymnaja në forumin e Delphit në Greqi , duke i qarë hallin Anglis , për të hequr vëmëndjen nga prapaskenat tinzare që luan për detin .

  2. Shqiptaret nuk kane fare respekt per britanine.

    Anglezet jane rraca me e degjenruar ne Europe dhe kurvat angleze qihen me 300 meshkuj dhe gjysma zezake.

    Ka 2 milione mulate dhe nder popujt me te droguar dhe me pijanece.

  3. Mire u tha ki bastardi i kristaqos britanikeve!
    Problemi eshte me i thelle….
    Ky kurva jone debon rinine shqiptare me gomone qe te behen skllever te majmunes braverman dhe majmun sunakut…..
    Me marreveshje qe ne shqiperi te sjelli kusherinjte majmune te sunakobravermanit nga raxhastani punxhabi dhe banglandesh nepal sri lanka.
    Win win.
    Bithe e zgjuar bastardi i kristaqo kolekes.

  4. Britania eshte vendi më demokratik ne bote. Vend qe respekton te drejtat e njeriut, vend qe ka shtet ligjor, vend i cili ka vertet politike, vendi i zhvilluar dhe me i industrializuari. Rama eshte i semure psiqik qe ka nevoje per doktor sa me shpejt.

  5. Mund te thuhet tashme se Edvini ka mberritur ne “lartesine” e Enverit! Duhet pagezuar Enveri junior!
    Si ne rastin e palo-fjalimit ne parlamentin europian, ky ndjek gjurmet e atit shpirteror, Enverit.
    Ky vdes per te mbajtur ligjerata, t’u jape mend gjithe dynjase! E perjeton si masturbim…
    Mirepo harron ky hajvan se arka e shtetit shqiptar dhe shqiptaret vete mbahen me paret qe vijne nga Europa dhe Britania.
    Eshte paradoks I madh, per te qare e per te qeshur qe, pikerisht sot eshte dite pushimi zyrtar, per shkak te 1 majit.
    Perse duhet te jete dite pushimi?! Bota e kremton me levizje sindikaliste! Po ne, s’kemi sindikata e sindikaliste!!! E ka deklaruar boterisht ky I gjati. Ne vend te sindikalisteve ne kemi patronazhiste dhe akt1viste, me te cilet krenohemi boterisht!!!!

  6. Rama nuk eshte gje tjeter vecse nje marionete ne duart e dikujt tjeter. Vellai im erdogan, miku im vucic, mikja ime angela e keshtu me rradhe. Politikanet influent dhe milioneret i ka te gjithe miq. A ju kujtohet kur franca kundershtonte antarsimin tone, miku im makron thoshte, edhe tani nuk eshte gje tjeter vec nje marionete ne duart e laburisteve.

  7. Pasi e ndriti me qeverisjen 10 vjeçare jep argumenta dhe zgjidhje per vendet qe kane zhvilluar dhe i kane dhene mend botes,……nje copë piktor i deshtuar ish sportist i deshtuar, por i suksesshem per ti futur gishtin n byth shqiptareve,….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *