• |
ide | kryesore

Video/ Egnatia e turpëron 4-0 në Shkodër, habit trajneri i Vllaznisë: “I kërkova të mijve mos shpartalloheshin”

-Instant, Sport, Video
Egnatia



Luhej për Europën, por me atë që tregoi në Loro Borici Vllaznia, është larg nga të merituarit një objektiv të tillë para Egnatias. Rrogozhinasit, pasi i morën barazimin në gjysëmfinalen e parë të Kupës, i tupëruar tre ditë më pas 4-0 në kampionat. Një fitore impresionuese e skuadrës së Tetovës me golat e Mëllugjës, Dwamena, Fernando e Jackson. Vendi i tretë, që vlen Europën, është i siguruar, por është edhe kthimi në Kupë në Egnatia Arena për tu luajtur.

Një leksion i Egnatias me një 4-0 në tempullin e futbollit shkodran që nuk lë asnjë dyshim. Supergoli i Mëllugjës në pjesën e parë u dha avantazhin, pastaj rrogozhinasit menaxhuan mirë situatat. Në pjesën e dytë, kapitullimi i vendasve ishte pa kushte pasi me radhë Duamena, Fernando dhe Xhekson mposhtën Zogoviç.

DORËZIMI PA KUSHTE I VLLAZNISË E SEDLOSKIT

Ai që hapiti më shumë ishte tekniku i Vllaznisë, Goce Sedloski, me inferioritetin e treguar në post-ndeshje: “Çfarë t’iu them – tha maqedonasi -. Fillimisht dua t’iu kërkojë ndjesë sportdashësve. Është një humbje e thellë. Për të gjithë është e vështirë, për lojtarët, për trajnerët. Këtë nuk e kam përjetuar. Dua të uroj Egnatian, kanë qenë me të vërtetë shumë të mirë. Rezultati është ky, të gjithëve në dhemb ky rezultat, nuk kam çfarë të them më tej. I kam thënë lojtarëve kur ishin 1-0 që mos shpartalloheshim. Në pjesën e dytë ndodhi siç kisha frikë. Kjo është ajo që mund të them për këtë ndeshje”.

Egnatia shkon gjithnjë e më fort drejt një objektivi historik, për tu prezantuar për herë të parë në Europë. Tetova mori tre pikët që e shkëpusin edhe më shumë në vendin e tretë, duke e paralajmëruar edhe në Kupë. “Ne jemi skuadër e re – tha Tetova -. Jemi formuar këtë vit, dua të falënderoj djemtë nga i pari te i fundit për mënyrën se si më ndjekin në stërvitje dhe i transmetojnë në ditën e ndeshjes. Nga informacionet që kam ndjehen të kënaqur me stërvitjet dhe i shfaqin në fushë. Dua t’i falënderoj nga i pari te i fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *