• |
ide | kryesore

Video/ Po protestonte, presidenti i Erzenit rrëzohet nga tribuna: tifozët kërcënojnë arbitrin Lata

-Instant, F1, Sport, Video
Lata



Në fund të ndeshjes mes Erzenit dhe Partizanit, fituar 1-2 nga të kuqtë, ndodhi një episod që i shqetësoi të gjithë në stadiumin Niko Dovana. Nga tribuna qendrore në pjesën para tunelit të dhomave të zhveshjes u rrëzua poshtë në pistë presidenti i klubit shijakas, Durim Keçi. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe gjendja e tij është e mirë, pavarësisht dëmtimeve të pësuara. Ndërkohë tifozët e Erzenit kanë kërcënuar arbitrin Lata në rrjetet sociale.

Lexo më tej:Video/ Me 10 lojtarë Partizani triumfon në Niko Dovana: penalltia e Kahrimanovic nuk shpëton dot Erzenin

Durim Keçi ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tij. Gjykimi i arbitrit Lata e ka lënë të pakënaqur numrin 1 të klubit dhe tifozët shijakas. Kështu, sapo u mbyll ndeshja, sipas asaj që Lapsi.al mësoi përmes burimeve konfidenciale pranë presidentit të Erzenit, Keçi po protestonte. Ai tentoi të zbriste poshtë në fushë, por u pengua në një barrierë dhe ra poshtë parmakëve të tribunës. Stafet mjekësor të të dy ekipeve i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore. Keçi u transportuar më pas me ambulancë në spitalin e qytetit të Durrësit. Sipas të njëjtit burim, gjendja e presidentit është e mirë, pavarësisht disa dëmtimeve të pësuara në krah dhe brinjë.

E ndërkohë, tifozët shijakas kanë shpërthyer tërbimin e tyre ndaj arbitrit Lata. Dy pretendime për penallti të paakorduara janë në thelbin e tërbimit të shijakasve. Në rrjetet sociale ata kanë kërcënuar arbitrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *