• |
ide | kryesore

Fjolla Morina flet pas videos virale: Çfarë ndodhi me mua

Paparazzi, Slider



Fjolla Morina, ka folur për herë të parë pas gjendjes së saj të shumëpërfolur.

Javë më parë ajo publikoi një video, ku shfaqej në gjendje të rënduar emocionale e me akuza ndaj personave të shumtë.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, Morina ka sqaruar gjithë situatën e ndodhur, duke thënë se gjithçka ndodhi pasi ka qenë shumë e rënduar emocionalisht kur e realizoi atë video.

“Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është pak edhe prej gabimit tim, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, ka thënë Fjolla.

Ajo gjithashtu shtoi se një deklaratë e saj në videon në fjalë është nxjerrë nga konteksti dhe është bërë të besohet sikur ajo i ka raportet e këqija me familjarët e saj.

“Unë kam thënë nëse qoftë edhe nëna ime, vëllau, motra, shoqja apo kushdo që është, ka bërë diçka gabim ndaj meje, duhet dënuar. Jo që unë me familjen kam diçka problem, tamam puna”, theksoi Fjolla.

Ajo gjithashtu kishte thirrur një protestë në qendër të Prishtinës për të dhe vajzën e saj, protestë e cila dështoi pasi në të nuk u pa askush, madje as vetë Fjolla.

“Jo nuk kam dalë në protestë sepse kam qenë shumë e tensionuar dhe arsyeja pse nuk dola ishin disa miq, të cilët mu lutën. Sepse unë po të kisha dalë, do kisha dalë me kamer prej fillimit deri në fund të sheshit edhe do i kisha ftuar të gjitha gratë dhe do kishin dalë”, ka thënë këngëtarja.

E njëjta po gjatë kësaj interviste ka pohuar se ka gjetur një të dashur të ri dhe është shumë e lumtur tashmë në krahët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *