• |
ide | kryesore

FOTO/ Festa e titullit u shty, në Napoli i bëjnë ‘funeralin’… teknikut Allegri

-Instant, Sport
Allegri



Armiqësia e madhe mes Napoli e Juventus, e nxitur më shumë edhe nga ngjarjet e pas ndeshjes në Torino, ka prodhuar një episod të shëmtuar, edhe pse vetëm tifozllëku. Pas suksesit në Allianz, të besuarve të Spalletti, për titullin, i duhej vetëm një fitore në Maradona me Salernitanën. Kjo nuk ndodhi, kështu që festa është shtyrë për të mërkurën ose të enjten. E megjithatë, tifozët napolitanë e kanë nxjerrë inatin te Juventus e në veçanti tekniku Max Allegri.

Lexo më tej:Ndihmëstrajneri i Juventus Landucci i tërbuar me Luciano Spalletti: “Tullac i mu*it

Prej ditësh, rrugët e Napolit janë mbushur me flamuj dhe banderola për titullin e tyre të tretë kampion. Pas 33 vjetësh, nga koha e Diego Armando Maradonës, në Napoli nuk është përjetuar një sukses i tillë. Ndaj për ta ishte koha e duhur për të poshtëruar bardhezinjtë dhe teknikun e tyre, me një gjest të shëmtuar.

Tifozët e Napolit i kanë organizuar funeralin rivalëve të mëdhenj. Kështu, në një arkivol të mbuluar me fanellat bardhezi, tifozët e Napolit kanë futur një fotografi të madhe të trajnerit Allegri. Një gjest në fakt i përsëritur, sepse edhe pak ditë më parë ata zhvilluan “ceremoninë mortore” për gjithë klubet e Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *