• |
ide | kryesore

(FOTO) I riu rumun ndërton një spital të lëvizshëm për Ukrainën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
spital



Ky automjeti shërbente si autobus publik për banorët e Pila, në Poloninë veriore. Tashmë është i pajisur si një spital i lëvizshëm i mbuluar me çelik dhe armaturë. Ai synon të shërbejë si një strukturë mjekësore që mund të vendoset disa kilometra nga pozicionet e vijës së parë.

Projekti drejtohet nga i riu rumun, Rada Hossa, një aktivist nga Brasov, e cila ka fituar një numër të madh ndjekësish në mediat sociale për raportimin në gjuhën e tij amtare nga vija e frontit në Ukrainë. Hossu thotë se spitali i lëvizshëm i blinduar u projektua fillimisht nga një mik i tij ukrainas i njohur me nofkën ushtarake Angel. “Ai e kishte këtë ide për një kohë të gjatë”, thotë rumuni.

Shumë vdekje në luftën e Ukrainës ndodhën gjatë transportit të ushtarëve të plagosur rëndë nga pozicionet në vijën e frontit për në spitale shpesh larg llogoreve. Një nga ato vdekje ishte shoku i ngushtë i Hossu, Oleg Gubal, i cili u vra në nëntor 2022.

“Ai vdiq rrugës nga linja e parë për në spitalin më të afërt. Pra, nëse ky [spital i lëvizshëm i blinduar] do të ekzistonte në atë kohë, ai do të kishte një shans për të mbijetuar. Ai ishte engjëlli im mbrojtës ndërsa ne ishim në llogore. Ai gjithmonë e vinte veten mes meje dhe rrezikut”, – tha Hossu.

Pas vdekjes së ushtarit ukrainas, Hossu thotë se u ndje i detyruar për të përkujtuar mikun e tij. Ndaj dhe kompleksi i autobusëve të blinduar do të emërohet sipas emrit të ushtarit të rënë ukrainas.

“Doja të transformoja një tragjedi në diçka të mirë,” – tha Hossu.

Spitali i blinduar do të pasohet nga një kamion që ka një seksion të blinduar në anën e pasme për dush dhe fjetje të mjekëve dhe infermierëve. Kamioni do të lyhet me të njëjtën ngjyrë jeshile pyjore si autobusi.

Hossu thotë se autobusi kushtoi rreth 130 mijë euro të dhuruara nga rumunët. Shumica e parave u shpenzuan për pajisje mjekësore dhe forca të blinduara ushtarake. Hossu pretendon se armatura nuk i shtoi më shumë peshë automjetit sesa do të kishte mbajtur kur kishte brenda pasagjerë si një autobus publik.

Fotot nuk tregojnë pamjen përfundimtare të mjetit që ende po punohet. Ajo duhet të dërgohet maj në linjën e frontit. FOTO: Amos Chapple, RFE/RL

May be an image of text May be an image of text May be an image of 1 person May be an image of text

May be an image of 1 person, water heater and text



8 Comments

  1. Të gjithë pa emër. Koincidencë?Jo. Është i njëjti person filorus. Gjuhë sharse e denigruese për një person të mirë që po bën një vepër të mirë për një kauzë humanitare.Po filorusët janë si vetë rusët. Bastardë e vrasës. Asgjë më tepër dhe e keqja fara e tyre është e shumtë në Shqipëri!!!

  2. Po pse mo gimi ngeli ukraina hambari i botes te talle karin nje rumun. E di ti sa miliarda dollard ka marre ukraina. Apo zelenski po i ruan per dubai?
    Dhe sa per farĕ, ke te drejte, ja i pari i vendit e ka nje vella ne rusi.
    Detin po ta merr greku vazhdo merru me ukrainen dhe evgjitin e rumanise!

  3. Ca here duhet vetem te pershendesim dhe falenderojme njerezit qe bejne mire. Nuk arrij te kuptoj idiotet qe flasin pro rusise. E bejne per politike apo per budallallek. Politike do ishte po te ishin ridhjeres se ata jane bythe e breke me sllavet, budallallek per te tjeret. Per te mos llogaritur eshe ambasaden ruse qe ben propagande. Ruset jane pro serbet jane kunder shqipetareve. Na kane masakruar per shekuj dhe disa idiote nga ne i perkrahin!!! Sikur te fitoje Rusia , kush e mban Serbine.. Justifikimet greku, deti e rimania, jane fare VK. Jane dy ceshtje te ndara..Diskutime te tilla jane fjale percart..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *