• |
ide | kryesore

Mbyllja e gjykatave në disa qytete, Meta sulmon “Ramaformën”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta,



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Ramaforma po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe kostot.

Duke iu referuar mbylljes së disa gjykatave të Shkallës së Parë në kuadër të hartës së re gjyqësore, Meta deklaroi se nga sot dhjetëra mijërave qytetarëve do t’u hiqet mundësia për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori.

“Nga sot për fat të keq dhe Gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen në Lushnjë, në qytetin e Kongresit, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Mat, Tropojë, Përmet etj. Ramaforma në drejtësi në kundërshtim të plotë me të gjitha ndryshimet e bëra para 7 vitesh po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe po u rrit kostot që t’i lërë ata pa drejtësi. Kjo hartë e re gjyqësore është një anti-reformë. Nuk merr parasysh largësinë e qytetarëve nga Gjykatat dhe mundësitë e kufizuara të transportit. Më 14 maj qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër Ramaformës e cila po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur, dhe më të paarritshme dhe më të shtrenjtë, në mënyrë që t’i lërë pa drejtësi”, tha Meta.



3 Comments

  1. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’.
    Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës.

  2. Këlliçi u përpoq sot të tallej me një qytetar, i cili e telefonoi live në emisionin e mëngjesit në Syri Tv dhe lavdëroi punët e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    I kapur keq se si ishte e mundur që një telefonues kishte kaluar sitën e regjisë dhe po fliste mirë për Veliajn, Këlliçi u mundua ta bullizojë atë me pyetje cinike dhe arrogante. Por, qytetari vijoi në të tijën kur tha se shkolla e re “Qazim Turdiu”, e ndërtuar nga Veliaj, ishte ndërtuar e re me ngrohje dhe ndërkohë, ka parë shumë pemë të mbjella në qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *