• |
ide | kryesore

Pa gjykata dhe pa prokurori/ Qytetet që penalizohen nga drejtësia e re

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga data 1 Maj, 9 qytete do të mbeten pa gjykata dhe pa prokurori. Mijëra dosje që ishin për gjykim apo hetim do të transferohen në institucionet e qyteteve fqinje, duke e bërë më të largët gjeografikisht sistemin e drejtësisë për qindra mijëra qytetarë. E quajnë faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, por mund të konsiderohet edhe pasojë direkte e dështimit të reformës në drejtësi, që u miratua 7 vite më parë me presion të fortë ndërkombëtar.

Shkrirja e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe prokurorive të lidhura me to ishte një vendim që u imponua për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vetingu e la sistemin me aq shumë vende bosh, sa prurjet nga Shkolla e Magjistraturës e kishin të pamundur t’i zëvëndësonin. Hartuesit e reformës në drejtësi nuk e kishin parashikuar këtë fazë.

Dhe meqë një pjesë e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve u larguan nga detyra, kryesisht për shkak të problemeve me pasurinë, qeveria e Edi Ramës vendosi të lërë disa qindra mijëra qytetarë pa gjykata dhe pa prokurori fare.

E para që e pësoi nga vetingu ishte Gjykata Kushtetuese, që u paralizua totalisht disa vite më parë. Atëherë kryeministri Rama e komentoi ngjarjen me shprehjen “më mirë djepi bosh, se shejtani brenda”.

Situata tani është krejt ndryshe. Shkrirja e 9 Gjykatave të Shkallës së Parë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec do të lërë pa shërbime qindra mijëra qytetarë.

Banorët e këtyre bashkive do të duhet të udhëtojnë në një qytet tjetër për të ndjekur një seancë gjyqësore apo për t’u informuar në lidhje me një çështje nën hetim.

Dosjet e Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Lexo edhe: Hyn në fuqi harta e re gjyqësore/ Vetëm 1 gjykatë Apeli në vend, 32 mijë dosje në pritje

Lexo edhe: VOA: Harta e re gjyqësore ngre shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi

Për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur sot, duhet thënë se vetëm në Lezhë paraditen e sotme u transferuar 1600 dosje nga Kurbini. Për shkak të ngarkesës së madhe, avokatët paralajmërojnë se drejtësia rrezikon të kalojë në kaos.

Nga 22 Gjykata të Shkallës së parë, mbeten vetëm 13 të tilla. Por edhe qytetarët e qyteteve që kanë një Gjykatë të Shkallës së Parë do të kenë probleme.

Disa muaj më parë u shkrinë Gjykatat e Apelit dhe dosjet e tyre u transferuan të gjitha në Tiranë. E gjithë Shqipëria do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli.

Paralajmërimet e avokatëve në vesh të shurdhër

Me hartën e re gjyqësore shtohen shpenzimet e qytetarëve për t’u përfaqësuar në një proces gjyqësor. Të favorizuar janë avokatët e qyteteve kryesore, në veçanti ato të Tiranës.

Kur diskutohej harta e re, avokatët e kundërshtuan ashpër shkrirjen dhe transferimin e gjykatave. Dhënia e drejtësisë do të jetë më e shtrenjtë. Me shtimin e shpenzimeve, klientela do të jetë më e pakët për avokatët në rrethe. Veç kësaj, vendimet do të vonohen më shumë.

Prandaj në qershor të vitit të kaluar avokatët bojkotuan seancat gjyqësore dhe dolën në protesta. Në Kurbin, Lezhë, Sarandë, Elbasan, Fier etj, avokatët protestuan kundër vendimit të qeverisë. Por ankesat e tyre nuk u përkrahën nga qytetarët dhe ranë në vesh të shurdhër.

“Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë. Por, harta është ajo dhe nuk ndryshon”, u shpreh Rama në lidhje me protestën e avokatëve.

Bojkoti i avokatëve u ndërpre më pas dhe ata u detyruan të pranojnë hartën e re.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane

Pavarësisht kundërshtive për pasojat negative të reformës në drejtësi, ambasada amerikane e ka mbështetur me ngulm këtë arnim që iu bë sistemit. Kur u arrit marrëveshja për hartën e re, ambasada e SHBA në Tiranë reagoi menjëherë duke thënë se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin ligjor për të garantuar një sistem gjykatash që do t’i japë qytetarëve shqiptarë drejtësi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t’i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë”, u tha në deklaratën e ambasadës amerikane.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe fondacioni Soros kanë financuar reformën në drejtësi me qindra miliona euro. Dështimi i reformës nuk është pranuar asnjëherë. Por ndërsa kapja politike e sistemit është mohuar përmes disa arrestimeve të nivelit të lartë, vonesa që do të shkaktojë harta e re gjyqësore do të ndjehet direkt në interesin e qytetarëve./Lapsi.al



13 Comments

  1. E drodhi dhe Luizi. Asht ba fans i Edi Ramës.
    Po ban fushat për Benet Becin.
    Asnji vot për Luizin.
    Edhe Kristi asht komunist.
    Ajo Efi asht grekofone. EFIGJENIA DHEDHES.
    Njerës votoni për fituese të Bigut Dea Mishel, familje e vërtet demokrate

  2. Në kallëzimin e dorëzuar nga SPAK, Zylfe dhe Muharrem Haklaj padisin 16 persona, mes të cilëve edhe Sali Berishën. Sipas padisë, Berisha ka udhëhequr bandën e armatosur të fisit Hoxha, që ka organizuar vrasjet e Fatmir Haklajt dhe tre vëllezërve të tij.

    Kallëzuesit thonë se i kanë vënë prokurorisë së posaçme në dispozicion shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë, të cilët provojnë tej çdo dyshimi se kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, kanë kryer akte terroristë.Populli nuk duhet ta ndjeke vete ceshtjet,por duhet te marin avokat dhe eshte avokati qe ndjek ceshtjet,keshtu populli e ka mare sherbimin qe kerkon

  3. Në kohën e kërkesave më të ashpra nga bota që të japë dorëheqjen presidenti i Shqipërisë Sali Berisha pas një heshtjeje të gjatë i dha një intervistë RTV Iranian.

    RTV-Iranian: A është e vërtetë se Administrata e Klintonit ka kërkuar dorëheqjen tuaj?

    Berisha: “…Fatkeqësisht, sot si nocioni ekstremizmit islamik është bërë alibi përfituese me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata aktuale në Shqipëri. Edhe këtu është fjala për aktorë të njëjtë, domethënë ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnjë…

    RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj, kush qëndron pas ngjarjeve në Shqipëri?

    Berisha: …Askush akoma nuk e di se çfarë janë duke përgatitur fuqitë e mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe i cili u bë para katër viteve më Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë. Ne atëherë nuk lejuam që paralajmërimet e tij të publikoheshin, sepse kishim frikë se kjo mund të shkaktonte përçarjen në mes myslimanëve e pjesëtarëve të besimeve të tjera në Shqipëri. Shumë herë policia na ka njoftuar se Kisha Ortodokse në bashkëpunim me mafjen ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë. Naftën për në Jugosllavi e transportonin nëpër territorin tonë, ndërsa neve nuk kemi dashur të ndërhyjmë dhe i kemi mbyllur sytë ndaj asaj shkeljeje flagrante nga frika e reaksioneve negative. Situata ishte shumë delikate.

    RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj kush qëndron pas firmave piramidale?

    Berisha: Shumë banka Evropiane dhe të tjera i kanë mbajtur këto firma në mënyrë të veçantë SHBA-ja, ajo nga njëra anë kërkonte prej nesh të heqim dorë nga limani i Durrësit, me qëllim që të vendoste bazat ushtarake të cilat do t’i shërbenin për inspektimin e fluturimeve mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për këtë ata na premtuan anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Për fat të keq, as që bëhet fjalë për anëtarësim për Partneritet për Paqe, për ndihmë, ndërsa ata tani kërkojnë dorëheqjen time…

    Përktheu nga boshnjakishtja: Et’hem Haliti
    (Shkodër, 23.04.1997)

    Gazeta “Rimëkëmbja”, nr. 9(88) datë 29 Prill 1997, faqja.4.

  4. Për trafikun e naftës me Milosheviçin në fillim ka fajësuar fshatarët shqiptarë që kalonin naftën me bidonë, pastaj ka pranuar se ka bërë marrëveshje me ish- presidentin e Malit të Zi, Bulatoviqin, pastaj ka shpikur se ka qenë nevoja e liderëve të Kosovës për naftë për bujqësi, ndërkohë që nafta shkonte në Mal të Zi dhe Kosova qe e pushtuar, e kështu me radhë.

    Për firmat piramidale ka akuzuar mafien italiane, mafien greke, BERZH, FMN, Bankën Botërore etj.

  5. Qeka leshu Mero Corapja me nickname te ndryshme. hahahha sa here ka zgjedhje dhe duhet te perballen me Berishen, e pane qe u bene bajat me tezen e 21 Janarit, tani nxoren telenovelen Haklaj. Harruan qe keto Haklajt qe i vune drejtora policie e shefa komisariati Partia e Punes (socialiste), kerciten kallashin ne mes Tiranes duke vrare dy vete. Ja keto jane komunistet e rilindezuar.

  6. Sali Berisha e kandidoi fillimisht Rustem Gjatën si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

    Promovimi i një figure të tillë në poste kaq të larta bie ndesh me retorikën publike të Berishës, se po luftonte xhelatët e komunizmit.

    Edhe sot pas 30 vjetësh, e vërteta është se Berisha nuk është distancuar nga Rustem Gjata, por përkundrazi, ka vijuar edhe të mbështesë të birin, Çlirimin, të bëjë karrierë në Partinë Demokratike.Ju cecenet ketu lart qe hani mut salihu,sot salihu jep urdher te shkoni te shkerdheni motrat nenat vajzat qe te shtoni rracen e qelbur cecene,salihu kerkon kopilat qe bucet tuaja do pjellin King cecen

  7. foto zbardh lidhjen e Metës me personazhe si Miliad Lopa dhe dijenitë e plota të Metës mbi falsitetin e plotë të shpifjeve të qëllimshme që ka sajuar pinguini i tij mediatik Vojo Bregu.

    Kjo foto është mëse e mjaftueshme, që investimi i Vojo Bregut me Piranjat të hidhet në erë, duke e ekspozuar jo vetëm si një emision tërësisht në shërbim të Ilir Metës, por edhe si një fole diletantësh që i bëjnë dëm vetes dhe padronit të tyre Ilir Meta shumë se kundërshtarit politik.Kjo eshte metode cecenesh ne vicidol dhe salihun te vetet e akuzojne per incest ne famijen e tij,prandaj nuk ka folur kurre per babain mamane vllezrit motrat etj,vesi del me shpirtin o kopili o dobicit serb salih,ceceni caci

  8. Një raport për 17 ditët e fushatës, pra deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytur në televizione jo vetëm Alibeajn, por dhe vetë Edi Ramën. Një parti që juridikisht nuk egziston, mbizotëron sot në kohën televizive të fushatës, si të ishte viti 2012 kur Berisha ishte kryeminister.
    Kandidatët e Foltores janë shumë herë më prezent në media, të cilat kanë transmetuar aktivitet e “Foltores”, tre herë më shumë se aktivitetet e Alibeajt.

    Dhe pastaj thonë se mediat kontrollohen nga Rama.

  9. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.

  10. “SHBA ka shpallur non-grata për minim të demokracisë, Sali Berishën. Kjo është aq e rëndë sa per ta kuptuar, kujtojmë që SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata, as Enver Hoxhën. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

    Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.

  11. CENTRALIZIM I GJITHÇKAJE . BUNKERIZIM I DREJTESISE ,
    PALLOSHI I DO TE GJITHA PER VETE POR HAK PER KOK ESHTE KJO PUNE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *