• |
ide | kryesore

Ukrainasi i dehur në Holandë, arrestohet me patentën e Boris Johnson

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Boris



Policia holandeze arrestoi një person të përfshirë në një incident pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Por kur efektivët i kërkuan lejen e drejtimit, vunë re se në patentën e tij ishte shkruar Boris Johnson.

Më pas u zbulua se patenta ishte e rreme dhe i përkiste një shoferi ukrainas. Dokumenti ishte kompletuar me foton e ish-kryeministrit britanik dhe datëlindjen e tij të saktë. Supozohet se patenta është lëshuar në vitin 2019 dhe është e vlefshme deri në fund të vitit 3000.

Një zëdhënës i policisë holandeze, Thijs Damstra, tha se oficerët hetuan një incident pak pas mesnatës të së dielës, kur një makinë u përplas në një shtyllë pranë urës Emma në qytetin verior të Groningenit. Makina u braktis, por policia tha më vonë se shoferi ishte duke qëndruar në urë.

“Personi nuk mundi ta identifikonte veten dhe refuzoi të bënte një test të alkoolit”, – tha Damstra. 35-vjeçari, nga qyteti i vogël i Zuidhorn, në perëndim të Groningen, u arrestua dhe policia kontrolloi makinën. “Brenda, policia gjeti një patentë shoferi të rremë që i përkiste Boris Johnson,” tha Damstra.

Policia e Groningenit shkroi në llogarinë e tyre në Instagram: “Fatkeqësisht për këtë person që ne nuk e hëngrëm falsifikimin e tij”. Policia nuk mund të thoshte se ku ishte bërë dokumenti i falsifikuar, por Kysia Hekster, një ish-korrespondente ruse për transmetuesin publik NOS, shkroi në një postim në Twitter t se patentat e rreme të drejtimit mund të bliheshin lehtësisht në dyqanet turistike në Ukrainë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *