• |
ide | kryesore

Vdekja e kenianes/ Një njeri misterioz u kap nga kamerat pranë hostelit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kenianes



Janë mësuar të tjera detaje nga hetimet për zbardhjen e vdekjes së kenianes 22-vjeçare, Joy Ayoko. Kjo e fundit më 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë një hosteli në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Dy ditë më parë u shoqëruan 6 persona, të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen.

Mes tyre ishte Rodi Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte viktima dhe vëllai i tij. Pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen ata janë lënë të lirë. “BW” raporton se këtyre personave u janë sekuestruar telefonat celularë. Përveç vëllait të Rodi Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miq dhe shokë të ngushtë të shoferit të kazinosë.

Barçi ka mbajtur të njëjtin qëndrim, me dëshminë e parë. Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje edhe pse kishin pasur një marrëdhënie intime që i kishte dhënë fund pak para ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, drejt Kenias janë dërguar letër-porosi për autopsinë e vajzës së re.

Grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte një numër kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar. Edhe shumica e komunikimeve janë në gjuhë keniane ndërsa një pjesë e vogël në anglisht që pritet të përkthehen.

Sipas të njëjtave burime, në pyetje janë marrë disa herë shoqet keniane të viktimës. Hetuesit po verifikojnë edhe një person që shfaqet pranë hostelit ku qëndronte vajza natën e ngjarjes.  ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *