• |
ide | kryesore

Zbulim i rëndësishëm/ Si qelizat kancerogjene i shpëtojnë sistemit imunitar

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
zbulim



Një zbulim i madh raportohet se është bërë në luftën kundër kancerit. Për herë të parë, është identifikuar mekanizmi që u mundëson qelizave të kancerit t’i shpëtojnë zbulimit dhe shkatërrimit nga sistemi imunitar i trupit të njeriut. Kjo u zbulua nga një grup studiuesish nga Qendra Kombëtare e Kancerit në Singapor. Ekipi identifikoi praninë e qelizave para-metastatike brenda tumoreve, të afta të lëviznin nga zona ku tumori filloi në pjesë të tjera të trupit nëpërmjet nyjeve limfatike.

Studiuesit panë se një pjesë e konsiderueshme e qelizave CD8+, një komponent kyç i sistemit imunitar që kërkon dhe vret qelizat anormale siç janë qelizat e kancerit. Por ato ishin “shterur” dhe ‘ishin të paafta për të përmbushur rolin e tyre mbrojtës. Kjo ndodh kur qelizat imune janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj kancerit dhe nuk kanë qenë në gjendje ta pastrojnë atë. Ky zbulim thuhet se i hap derën zhvillimit të strategjive të reja për trajtimin e kancerit dhe shërimin edhe të atyre më vdekjeprurës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *