• |
ide | kryesore

Grevë në Hollywood/ Mijëra skenaristë do largohen nga puna, filmat rrezikojnë të vonohen

Lajme, Të fundit
Hollywood



Mijëra skenaristë të televizioneve dhe filmave të Hollivudit do të dalin në grevë të martën, pasi bisedimet e fundit me studiot kryesore për pagat u ndërprenë. Mediat e huaja raportojnë se greva e Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës (WGA), e para në 15 vjet, do të na bëjë përfshijë 9,000 shkrimtarë, ku 98% e anëtarëve me të drejtë vote, të largohen nga puna e tyre në mesantë.

Mësohet se greva do të fillojë të martën pasdite dhe pritet që shumë nga shfaqjet dhe filmat e ardhshëm të përballen me vonesa. Shkrimtarët e filmit dhe televizionit vendosën të hyjnë në grevë pasi bisedimet me studiot dhe platformat e transmetimit dështuan. Industria e argëtimit në SHBA përballet me ndërprerje pasi publikimet e këtij viti mund të vonohen.

Shkrimtarët po përplasen me Aleancën e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit (AMPTP) e cila përfaqëson studiot kryesore, duke përfshirë Disney dhe Netflix duke kërkuar për paga më të larta dhe një pjesë më të madhe të fitimeve nga bumi modern i transmetimit.

Herën e fundit që shkrimtarët e Hollivudit hodhën lapsat dhe tastierat e tyre, në vitin 2007, greva zgjati 100 ditë, duke i kushtuar ekonomisë së argëtimit të Los Anxhelosit rreth 2 miliardë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *