• |
ide | kryesore

I riu në gjendje kome pas arrestimit, familja dyshime për keqtrajtim, reagon policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jani Rustemaj, një i ri nga Tirana, ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën pasi u arrestua nga policia më 12 prill 2023. 27-vjeçari u vu në pranga për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete. 5 ditë pas arrestimit, më 16 prill u dërgua me urgjencë në QSUT. Po atë ditë, në pasdite, policia njoftoi të ëmën e Janit se ky i fundit është dërguar në spital nga dhomat e paraburgimit të policisë.

Në një intervistë për mediat, nëna e Jani Rustemaj tregon se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo thekson se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër.

Ajo ngre dyshime mbi sjelljen e policisë pas arrestimit të të birit. Ndërkohë sot policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ku thuhet se për pretendimet e të ëmës është ngritur një grup hetimi.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga një deklaratë e datës 30 prill 2023, të CENTRE FOR LEGAL EMPOWERMENT-CLE si dhe nga interesimi i mediave sqarojmë si më poshtë:

Më datë 12.04.2023, është arrestuar shtetasi J. R., për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (Për këtë arrestim është dhënë njoftim për shtyp me datë 13.04.2023).

Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

Me datë 15.04.2023, ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Me datë 16.04.2023, pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe ky i arrestuar është dërguar në IEVP-313, Tiranë. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Me datë 17.04.2023, shtetasi J. R., ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar dhe në ambientet e spitalit është siguruar me punonjës Policie të DVP Tiranë. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, me datë 19.04.2023, në ambientet e spitalint “Nënë Tereza”, është marrë në ruajtje nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më datë 30.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja P. R., (nëna e të arrestuarit) e cila ka ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP-së Tiranë, kanë administruar kallëzimin e kësaj shtetaseje, kanë sekuestruar të gjithë praktikën procedurale dhe shëndetësore për këtë të arrestuar, kanë pyetur më cilësinë e personit që tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, disa punonjës Policie dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë, dhe materialet do ti kalojnë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



2 Comments

  1. Ku janë OJQ për “Te drejtat e njeriut” apo Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e të ndaluarve nëpër komisariate os burgje?!

    Raste të shumta dëshmojnë dhunë policore ndaj të arrestuarve për krime ordinere, por bashkëpunim të policëve të korruptuar me krimin e organizuar.

    Kjo është sjellja e një policie siç nuk e duam.

  2. Sali Berisha e kandidoi fillimisht Rustem Gjatën si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

    Promovimi i një figure të tillë në poste kaq të larta bie ndesh me retorikën publike të Berishës, se po luftonte xhelatët e komunizmit.

    Edhe sot pas 30 vjetësh, e vërteta është se Berisha nuk është distancuar nga Rustem Gjata, por përkundrazi, ka vijuar edhe të mbështesë të birin, Çlirimin, të bëjë karrierë në Partinë Demokratike.Ceceni i salihut do te vjedhe dhe nuk do qe ta rrahin,mami ta kishe edukuar cecenin me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *