• |
ide | kryesore

Humbin jetën 5 persona nga shpërthimi i një fabrike kimike në Kinë

-Instant, Lajme, Planet



Pesë persona u vranë dhe një mbeti i plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në qytetin Liaocheng, provincën Shandong të Kinës lindore, bëjnë me dije autoritetet lokale.

Incidenti ndodhi në zonën e prodhimit të peroksidit të hidrogjenit të Luxi Chemical Group. I plagosuri është dërguar për kujdes mjekësor në spital. Një person është ende i zhdukur, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Zjarri është shuar, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *