• |
ide | kryesore

Përfundon takimi Kurti – Vuçiç në Bruksel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
takimi



Ka përfunduar takimi pas gati 4 orësh takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Takimi u zhvillua edhe këtë herë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Në këto momente është duke folur kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell.

Mësohet se para palëve është prezantuar draft-Statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq. Gjithashtu, palët kanë rënë dakord edhe për deklaratën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur gjatë luftës. Para mediave pritet të ketë deklarata të ndara edhe nga kryeministri e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *